Tiranë- Provinca Françeskane ka reaguar në lidhje me lajmet e shpërndara në media mbi punimet që do të kryhen në Kishën e Laçit.

Në një deklaratë publike, Provinca Françeskane i quan si të pabaza lajmet e publikura, ndërsa thekson se Kisha e Shna Ndout në Laç-Sebaste, do t’i nënshtrohet një ndryshimi rrënjësor.

Po ashtu Provinca Françeskane thekson në postimin e saj se Kisha ekzistuese nuk do të cenohet dhe do të ruhet e paprekur nga projekti.

Qendra Shëndetësore Verore në Kishën e Shna Ndout në Laç, Rama: Në shërbim të pelegrinëve dhe vizitorëve vendas e të huaj “Nuk do të ketë një kishë në bodrum, por do të ketë një vend lutje që në terminologjinë kishtare quhet Kripta, dhe mbi të do të ngrihet Kisha e re”, thuhet në deklaratën e Provincës Françeskane.

Deklarata e plotë:

Provinca Françeskane “Zoja Nunciatë” ka ndjekur me vëmendje polemikën e ngritur në media dhe në komunitet mbi projektin e Kishës së Laçit dhe shpreh keqardhjen për keqinformimin deri në abuzim që është bërë duke dëmtuar direkt ose indirekt reputacionin e Kishës, si dhe duke ngritur pikëpyetje që nuk kanë vend.

Sqarojmë se nuk është aspak e vërtetë që projekti për territorin e Kishës së Shna Ndout, shumë i përfolur në media, nuk ka kushtuar aq sa deklarohet përmes atyre shifrave abuzive që nuk dihet mbi ç’bazë janë mbështetur.

Projekti është miratuar nga një komision i posaçëm i strukturave të Provincës Françeskane dhe ecuria e tij mbikëqyret nga Kuria Gjenerale në Romë që është Enti epror i Provincës Françeskane, ndërkohë jemi në pritje prej 3 vitesh të miratimit të lejes zhvillimore.

Deklarojmë se Kisha e Shna Ndout në Laç-Sebaste do t’i nënshtrohet një ndryshimi rrënjësor. Kisha ekzistuese nuk do të cënohet, ajo ruhet e paprekur nga projekti. Nuk do të ketë një kishë në bodrum, por do të ketë një vend lutje që në terminologjinë kishtare quhet Kripta, dhe mbi të do të ngrihet Kisha e re, me dëshirën për ta kthyer në një vend të mirëfilltë pelegrinazhi me dinjitetin e një vendi të shenjtë dhe të hapur për të gjithë personat që duan të jenë më afër Zotit.

Garantojmë të gjithë komunitetin e besimtarëve katolikë, por dhe mbarëshqiptar, se nuk do të ketë asnjë humbje vlerash në projektin e ri, përkundrazi jemi të bindur se projekti do të jetë vitalizues për Kishën e Shna Ndout në Laç dhe të gjithë së bashku do ta gëzojmë këtë vend të shenjtë e të bekuar,

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…