Gjon Shkambi është autori i dyshuar i të shtënave të regjistruara ditën e sotme në Gjykatën e Apelit Tiranë ku ka mbetur i vrᶏrë gjyqtari Astrit Kalaja. Nga të shtënat kanë mbetur të plᶏgosur edhe tre persona të tjerë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në ambientet e brendshme të gjykatës. Pᶏmjet⤵
Dalin pamjet nga Gjykata e Apelit, ku u qëllua me armë zjarri gjyqtari Astrit Kalaja. Në momentin që ai po dilte nga gjykata një person e ka qëlluar me armë duke e plagosur rëndë.
Në pamje duket momenti kur ndërhyn policia dhe neutralizon autorin, i cili si duket nuk është larguar pas ngjarjes.
Burime bëjnë me dije se gjyqtari Kalaja, i cili u qëllua në ambientet e gjykatës u dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Traumës, ku më pas humbi dhe jetën nga plagët e marra.
Mësohet se i plagosur ka mbetur edhe një person tjetër, i cili ka qenë i pranishëm në ambientet e Gjykatës së Apelit.
Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ka forca të shumta policore, të cilët kanë bërë të mundur arrestimin e autorit të ngjarjes, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur.