Erdogan porosi Europës: Mos bëni plane të sigurisë pa Turqinë

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, theksoi se planet për sigurinë evropiane duhet të përfshijnë edhe Turqinë, duke kërkuar që vendi të mos përjashtohet nga programet e Bashkimit Evropian, veçanërisht në industrinë e mbrojtjes. Gjatë një video-konference të organizuar me liderët e vendeve partnere joanëtare të Bashkimit Evropian, Erdogan theksoi se është e rëndësishme që të gjithë aleatët evropianë të përfshihen në sigurimin e sigurisë dhe stabilitetit të kontinentit.

“Siguria evropiane nuk është çështje e anëtarëve të Bashkimit, por e të gjithë aleatëve evropianë,” tha Erdogan. Ai gjithashtu theksoi se Turqia është e gatshme të kontribuojë në sektorin e mbrojtjes dhe se industria turke e mbrojtjes duhet të ketë mundësinë të marrë pjesë në programet e BE-së.

Presidenti turk u shpreh për një rol të rëndësishëm të Turqisë në sigurimin e paqes dhe stabilitetit të Europës dhe theksoi se mbrojtja maksimale e marrëdhënieve transatlantike është e rëndësishme. Po ashtu, ai kërkoi rinisjen e negociatave për anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian, duke shpresuar se BE-ja do të miratojë një strategji dhe qëndrim të ri ndaj anëtarësimit të Turqisë.

“Ne e ruajmë fuqishëm objektivin tonë për integrim të plotë. Presim që BE të miratojë një strategji dhe qëndrim vizionar dhe të rigjallërojë negociatat tona të pranimit,” shtoi Erdogan.

Related Posts

Zbulohet arsyeja e frikshme si humbi jeten i mituri ne Vlore!

Detaje të reja dalin në dritë lidhur me rastin e rëndë të fëmijës 4-vjeçar që humbi jetën në Vlorë, një ngjarje që ka tronditur opinionin publik dhe…

‘Sa të jem unë dhe PS nuk rriten pagat e gjyqtarëve’, deklaron Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për debatin mbi pagat e gjyqtarëve, duke u shprehur prerë se nuk do të ketë rritje të mëtejshme të tyre për…

Pse fshihet e vërteta”/ Familja shqiptare u shua në Itali, avokati zbulon detajet e forta

Një tragjedi e rëndë që ka tronditur opinionin publik vazhdon të mbetet e mbuluar me pikëpyetje. Shuarja e një familjeje shqiptare në Itali ka ngritur dyshime të…

“Si brenda si jashtë, ta nxjerr…”/ Mos m’prek me dorë, Rogerti përplaset me Luizin

Hyrja e Luizit në shtëpi ka shkaktuar menjëherë reagime të forta mes banorëve. Ndërsa disa prej tyre u shfaqën të habitur dhe të shtangur nga rikthimi i…

“Kush e fiton BBV5 dhe pse?”/ Luizi e pyet, ja si përgjigjet Selin

Hyrja e Luiz Ejllit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5” ka shërbyer për të “skanuar” pretendentët për fitore përmes pyetjeve të tij direkte, duke i…

Lajmi i fundit : S’mund dhe s’do të ketë rritje pagash”, Rama:

Kryeministri Edi Rama u shpreh sërish kundër kërkesës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, të përfaqësuar nga shoqatat e tyre, të paraqitur në Gjykatën Kushtetuese për referencën e pagave,…