Vr asja e gjyqtarit Kalaja, arrestohet autori dhe xhaxhai i tij! Në pranga edhe roja i sigurisë së Gjykatës së Apelit

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, arrestohet autori dhe xhaxhai i tij! Në pranga
Astrit Kalaja dhe Gjon Shkambi
Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona në lidhje me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u ekzekutua brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit ditën e djeshme.

Pas arrestimit të autorit të dyshuar, Elvis Shkambi, janë vënë në pranga edhe dy persona të tjerë, xhaxhai i tij, Gjon Shkambi, si dhe roja e Gjykatës së Apelit në Tiranë.

Roja është arrestuar pasi dyshohet se ka neglizhuar detyrën duke lejuar hyrjen e armatosur të autorit në ambientet e gjykatës, ku ndodhi krimi.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për të nxjerrë përgjegjësitë e çdo person të përfshirë.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme, kur gjyqtari Kalaja u qëllua me tre plumba dhe humbi jetën në vend. Pas krimit, autori doli nga ambientet e Gjykatës dhe pa u larguar shumë, iu dorëzua një patrulle policie duke i treguar gjithçka që kishte ndodhur.

Related Posts

💞 H0T SEA 💞

Përmbytjet në Kosovë / Merret vendimi për ndeshjen ndaj Zvicrës

Kosova dhe Zvicra do të luajnë sot në stadiumin e Prishtinës “Fadil Vokrri” dhe do të trasmetohet drejtpërdrejtë në DigitAlb nga ora 20:45. Dardanët ndodhen në vendin…

Si u mbyll pazari i tunelit/ Tenderi i Ballukut, ndërmjetësimi i Berberit dhe çmimi i fikstuar nga greku

Nga Elton Qyno Tenderi me vlerë 2 milion euro, që parashikoi mbikëqyrjen e punimeve që po kryheshin nga kompania “Gjoka Konstruksion” për hapjen e tunelit të Llogarasë,…

Sali Berisha drejt prangave, vr*sjet e “21 janarit” pritet ta çojnë drejt një mase të re sigurie kryetarin e PD, ja…

Rigels Seliman Ish-kryeministri Sali Berisha duket se po shkon drejt një përplasjeje të re me drejtësinë dhe madje rrezikon prangat. Të premten që shkoi z. Berisha nuk…

Shqiptari dhe 2 miqtë e tij grekë RRAHlN b*rbarisht për vd*kje 58-vjeçarin në mes të Athinës, arr*stohen! Krimi i mbuluar me mister…

Policia e Athinës ka identifikuar dhe arrestuar 3 personat e përfshirë në rrahjen për vdekje të një burri 58-vjeçar, i cili v diq në një aksident me…

“Vlora më e RREZIKUARA, Durrësi, Lezha…”/ Meteorologia e njohur: Në Itali po bëhet nami, fati i mirë që stuhia po vjen nga…

Mëngjesin e sotëm ishte e ftuar në emisionin “Wake Up” meteorologia e njohur, Lajda Porja. Ajo kishte sjellë një hartë të Shqipërisë, ku tregonte se si do…