Skip to content

‘Tallje me 791 mijë të moshuar’, Xhixho shpërthen ndaj qeverisë për indeksimin e pensioneve: Mjerim

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, përmes rrjeteve sociale deklaron se qeveria me indeksimin e fundit të masës së pensioneve u tall me të moshuarit.

Reagimi i Xhixhos

Qeveria u tall edhe njëherë me 791 mijë pensionistët e vendit, me indeksimin e radhës.

Rritja 2.5% do të thotë 490 lekë për pensionet urbane dhe 290 lekë për ato rurale.

Pra rritje sa një bukë, 100 gr djath dhe 1 domate në muaj. Mjerim dhe vetëm kaq! Thërrimet që u hedh qeveria pensionistëve, ndërkohë që çmimet janë trefishuar, janë përbuzja më e madhe që u është bërë atyre ndonjëherë.

Pensionistët shqiptarë mbeten më të varfrit në rajon me një pension mesatar 170 euro, ndërsa në rajon është dyfish ose trefish më shumë.

Qeveria që i derdh paratë lumë në koncesione e tendera, i ka bërë pensionistët kategorinë sociale më të diskriminuar e më të varfër të shoqërisë!

Published inTë fundit