“Do të vr*sim ty dhe familjen nëse nuk…”- Atentati me TRlT0L për ha’kmarrje në Sarandë, Isuf Jaçaj i kërkoi të birit të vetëdorëzohej në polici, kërcënimi që mori Kalus Jaçaj për pl*gosjen e 17 korrikut

Isuf Jaçaj, 58 vjeçari i ekzekutuar me shpërthim tritoli mbrëmjen e 5 tetorit në lagjen nr.3 të Sarandës ishte babai i 31 vjeçarit Kalus Jaçaj, i cili ndodhet në burg për “përkrahje të autorit të krimit”, si pjesëmarrës në ngjarjen e datës 17.07.2025 ku 43 vjeçari Ramadan Zoto alias Canaj plagosi me armë zjarri në lagjen nr.4 të Sarandës, Gëzim Hajdaraj dhe Ernest Lamën nga Kamza për shkak të një konflikti për pronën në bregdet.

isuf jacajMenjëherë pas ngjarjes policia shpalli në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes, Ramadan Canaj, vëllain e tij Erjon Canaj 36 vjeç, dhe Artan Murataj së bashku me Kalus Jaçaj si “përkrahës të autorit të krimit” dhe “mos kallëzim krimi”.

Por çfarë ndihme i dha Kalus Jaçaj Ramadan Zoto alias Canaj? Burime për News 24 tregojnë se Klaus Jaçaj e fshehu në shtëpinë e tij autorin e plagosjes për t’i shpëtuar hakmarrjes së palës kundërshtare, më pas Ramadan Zoto alias Canaj u largua drejt qytetit të Korçës me destinacion Greqinë por u zbulua dhe u arrestua nga uniformat blu në Korçë.

Gjatë prangosjes i gjetën një pistoletë me fishek gati për qitje. I ndieri Isuf Jaçaj, babai i Kalus Jacaj telefonoi të birin duke i kërkuar të dorëzohej në polici.
“Duhet të dorëzohesh vetë në polici për përkrahjen e autorit të krimit, në të kundërt do të vijë unë të gjej ku je fshehur dhe të dorëzoj në polici me duart e mija, keni plagosur dy të rinj kupton?”, i tha viktima të birit.

Kalus Jaçaj ndihmoi autorin e plagosjes të fshihej në shtëpinë e tij më pas i mundësoi largimin drejtë Korçës, pas këtyre veprimeve katër ditë më pas në 22 Korrik, Klaus Jaçajt i hodhën makinën në erë me eksploziv.

Grupi kriminal që fshihej pas dy të rinjve të plagosur Gëzim Hajdaraj dhe Ernest Lamën nga Kamza i vendosën tritol makinës tip BMW në pronësi të Kalus Jacaj, vetëm pak metra larg banesës së tij.

“Dorëzo Ramadan Canaj, autorin e plagosjes në të kundërt do të vrasim ty dhe familjarët e tu” ky ishte kërcënimi që mori Kalus Jaçaj.

Hakmarrja nuk do të kursente babain e tij që i vendosën 800 gram eksploziv poshtë makinës duke e lënë të vdekur në vend. Isuf Jacaj pavarësisht se ishte precedent penal në të kaluarën prej shumë vitesh punonte në sektorin e turizmit duke shëtitur turistët në bregdetin e Sarandës.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…