TR0NDlT P0LlClA: Ar’ma u kap nga dedektori, ja pse roja i lejoi të kalonin vr*sesit e gjykatësit Kalaja

Zbardhet e plotë dinamika e ngjarjes së rëndë të ndodhur në Gjykatën e Apelit Tiranë, ku u vra me armë zjarri gjyqtari Astrit Kalaja. Policia ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka arrestuar tre persona të përfshirë në këtë ngjarje tronditëse. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Tiranës, ngjarja ndodhi më 6 tetor, rreth orës 15:35, në sallën nr. 3 të gjykatës. Gjyqtari Astrit Kalaja, i cili po shqyrtonte një çështje civile me objekt kundërshtimin e veprimeve përmbarimore, u qëllua për vdekje nga shtetasi Elvis Shkambi, 30 vjeç, menjëherë pasi shpalli vendimin.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Përmbyllen veprimet hetimore lidhur me ngjarjen e ndodhur më datë 06.10.2025, ku rreth orës 15:35, u vra me armë zjarri gjyqtari A. K., nga shtetasi E. Sh., brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit, Tiranë, zbardhet i plotë mekanizmi i vrasjes.

Së bashku me autorin e vënë menjëherë në pranga pas ngjarjes, arrestohen edhe shtetasit G. Sh. dhe B. K.

Më datë 06.10.2025, rreth orës 15:38, është marrë njoftim në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë se në ambientet e brendshme të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë është qëlluar me armë zjarri gjyqtari A. K., i cili po zhvillonte seancë gjyqësore me objekt “Kundërshtimin e veprimeve përmbarimore”, me palë paditëse shtetasin R. K, i shoqëruar nga djali i tij E. K., si dhe palë të paditur përmbaruesi gjyqësor T. M., Zyra Përmbarimore Shkodër, dhe palë të treta shtetasin G. Sh, i shoqëruar nga nipi i tij E. Sh.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbime të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje duke marrë masa për shoqërimin e autorit si dhe të gjithë shtetasve të dyshuar ose që kishin dijeni për ngjarjen.

Njëkohësisht, grupi hetimor i përbërë nga oficerë të Policisë Gjyqësore dhe ekspertë kriminalistë, nën drejtimin e Prokurorisë, kanë vijuar me veprimet hetimore si këqyrja e vendit të ngjarjes, administrimi dhe këqyrja paraprake e pamjeve filmike, marrja e deklarimeve nga dëshmitarët duke bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të dinamikës së kësaj ngjarjeje, si më poshtë:

Në orën 13:42, në ambientet e sallës së pritjes për publikun të Gjykatës janë futur dhe kanë kaluar nga pajisja skaner (detektor), njëri pas tjetrit, shtetasit E. Sh. dhe G. Sh. Në ekranin e detektorit është sinjalizuar prezenca e metaleve duke ndezur dritat e kuqe, por shtetasi B. K., me detyrë punonjës sigurie pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, ka qëndruar i ulur në karrige dhe nuk ka kryer asnjë veprim për kontrollin fizik të këtyre shtetasve apo regjistrimin e tyre në librin e protokollit, ku duhet të evidentohen të gjithë personat që hyjnë dhe dalin nga ambientet e Gjykatës.

Të dy këta shtetas, E. Sh. dhe G. Sh., qëndrojnë në hollin e pritjes së Gjykatës deri rreth orës 15:29, dhe më pas futen në ambientet e sallës së zhvillimit të seancës gjyqësore (salla nr. 3). Në orën 15:35, palët ngrihen në këmbë dhe, menjëherë pasi gjyqtari A. K. shpall vendimin, shtetasi E. Sh., që ndodhej në sallë, nxjerr nga brezi një armë zjarri pistoletë dhe qëllon disa herë në drejtim të gjyqtarit A. K., i cili, si pasojë e dëmtimeve të marra dhe pas ndihmës së parë mjekësore, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.

Njëkohësisht, pas këtij veprimi, shtetasi E. Sh. i drejton pistoletën dhe qëllon një herë në drejtim të shtetasve R. K. dhe E. K., duke i plagosur të dy, të cilët aktualisht ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, nga hetimet ka rezultuar se shtetasi G. Sh. nuk ndërmerr asnjë veprim për të ndërprerë veprimet kriminale të nipit të tij, çka krijon dyshimin e arsyeshëm se ai ka qenë në dijeni të planit për ekzekutimin e gjyqtarit të çështjes, në rolin e shtytësit dhe/ose ndihmësit.

Pas ngjarjes, shtetasi E. Sh. ka dalë nga salla dhe i ka dorëzuar armën shtetasit B. P., me detyrë nëpunës gjyqësor, për mbikëqyrjen dhe mbarëvajtjen e proceseve gjyqësore, në një tjetër sallë. Autori E. Sh., pas daljes në oborr, është neutralizuar dhe prangosur menjëherë nga punonjësit e Policisë.

Në përfundim të të gjitha veprimeve proceduriale, u bë arrestimi në flagrancë sipas veprave penale si më poshtë:
•E. Sh., 30 vjeç, si i dyshuar për veprat penale të “Vrasja e funksionarëve publikë” e kryer në bashkëpunim, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave” e mbetur në tentativë dhe e kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

•G. Sh., 56 vjeç, si i dyshuar për veprat penale të “Vrasja e funksionarëve publikë” e kryer në bashkëpunim dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave” e mbetur në tentativë dhe e kryer në bashkëpunim;
•B. K., 63 vjeç, si i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”;

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë zjarri pistoletë me tre fishekë, e përdorur nga autori, si dhe prova të tjera materiale të gjetura gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, që i shërbejnë dokumentimit të kësaj ngjarjeje.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme

Related Posts

Kaderi rikthehet në “BBVK”? Çfarë pritet nga ish-banorja e njohur

Ish-banorja e “BBVK”-së, Kader Kicaj, është njëra nga figurat më të komentuara në showbizin vendor. Ajo ka arritur të bënte për vete numër të madh ndjekësish, të…

Kjo është banorja me dhëmbë 14 mijë euro, shoqërohet nga Blero!

Benita është banorja e radhës e BBVK. Ajo njihet për paraqitjet e saja në ekran. Buzëqeshja e saj, mund të themi se kushton 14 mijë euro, pasi…

Krahina e Sanxhakut rikthehet në identitetin e natyrshëm

Krahina e Sanxhakut, e njihur si Sanxhaku i Pazarit të RI, ose vetëm si Sanxhaku, historikisht paraqet një krahinë të veçantë, e cila përfshin pjesën jugperëndimore të…

Arkeologu Bjellorus zbulon 300 tulla me alfabetin më të vjetër të gjuhës shqipe, Ruset i vodhën!

Me një shqipe të shkëlqyer, të cilën e ka mësuar nga dy pedagoget ruse që kishin jetuar në Shqipëri në vitet ’50, Gertruda Intrei dhe Irina Horonina,…

“Në familjen time flasin të gjithë shqip”/ Can Yaman flet për origjinën e tij shqiptare

Aktori shumë i njohur nga serialet turke Can Yaman vitin e kaluar deklaroi se është me prejardhje shqiptare. Lidhur me këtë lajm që asokohe bëri bujë në…

Troket “java e metamorfozës”, Meri Shehu: Ndryshime me përmbysje të mëdha, më të ndikuar janë …

Një javë e trazuar kozmike po troket dhe astrologia Meri Shehu paralajmëroi se askush nuk do t’i shpëtojë valës së ndryshimeve. Në emisionin“Rudina” në Tv Klan, ajo…