Skip to content

PD mbështeti Flor Binaj për Tiranën, Jul Deda “u përvishet” demokratëve: Kur…

Aktori i njohur Jul Deda ka reaguar pas vendimit të Partisë Demokratike për të mbështetur kandidaturën e aktorit tjetër të humorit, Florjan Binaj, në garën për Bashkinë e Tiranës. Dy vite më parë, edhe Juli ka qenë kandidat në Primaret e PD, por nuk u zgjodh nga lidershipi.

“Thyerje tabush ne PD, e cila ka vendosur te mbeshtese nje aktor humori ne garen per bashkine e Tiranes. Sot po behet fakt, diçka qe para dy vitesh (ne primaret e 2023) ishte e tmerrshme te ndodhte, pikerisht kandidimi i nje aktori humori per kryetar bashkie.

Mbaj mend, kur kandidova ne primare, nje funksionar i larte, adult dhe injorant aty, me tha: “nuk do shkojme ne bashki per gallate”. Ndersa sot, ky mentalitet ka ndryshuar, progres i madh, komplimente PD-se“, shkruan Jul Deda.

Aktori ka qenë një ndër mbështetësit dhe aktivistët e fortë të Partisë Demokratike, por për shkak të vendimeve të lidershipit dhe humbjeve të njëpasnjëshme në zgjedhje, edhe Jul Deda duket se është distancuar nga kjo forcë politike

Published inTë fundit