Do ju varr*s! Ai b***q*** të hedhi lekët”/ Vlonjati një vit pa parë vajzën, gruaja e kërcënon

Emisioni “Stop” ndodhet në qytetin e Vlorës, pasi Rudin Sulejmani një baba i ri, po lufton prej më shumë se një viti për të parë vajzën e tij 15 muajshe, të cilën nuk e ka takuar që kur ka qenë 3 muajshe. Pas ndarjes me ish-bashkëjetuesen, Xhesika Leka, ai ka fituar me vendim gjykate të drejtën për takime me fëmijën. Por nëna e vajzës nuk ka lejuar zbatimin e vendimit. Përmbaruesi gjyqësor, Fitim Koçia, ka tentuar disa herë të ekzekutojë vendimin, por pa sukses.

Pala tjetër nuk jep një adresë të saktë dhe shmanget në mënyrë të vazhdueshme. I dëshpëruar nga situata, Rudin Sulejmani iu drejtua emisionit investigativ “Stop”. Por edhe përpjekjet e ekipit të xhirimit janë përballur me agresivitet dhe kërcënime serioze.

Xhesika Leka është shprehur me tone të ashpra dhe ka lëshuar kërcënime të rënda. Më pas, ekipi i “Stop”-it është përballur me një incident fizik.

“Mos më dërdëllit mua afatin, se zotëria ta donte fëmijën, nuk ikte nga shtëpia ta linte, dhe më kujtohet mua pas 1 viti, o zonjë! E kam rritur vetëm unë fëmijën tim. Zonjë, nga zotëria… S’më interesojnë faturat mua të zotërisë, moj. Ai mund të bëjë tani, çfarë të dojë moj zonjë. Para një viti, se e ka lënë një thelë mish, donte të hante. Nuk do fëmija të hajë tani, që ka vajtur 1 vjeçe, ti hedhi ai b***q**i lekët njerëzve, të kujtojë fëmijën tani, o zonjë e nderuar, e kam rritur me gjak një thelë mishi unë. Dhe të shikojë zotëria, s’ka bir nëne, në rregull? Dhe bëj gafë të nxjerrësh diçka në televizor, po ta them kështu, bë gafë ta nxjerrësh njerëzit e mi, do t’ju varros të gjithëve! Rudinin të parin, fëmijët e mi të dytët, dhe ti do të jesh e treta.”

Nëna e Xhesikës, Lavdie Leka, ka zbritur poshtë banesës, ka ofenduar rëndë ish-dhëndrin dhe ka goditur operatorin e emisionit. Ajo është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe ka thirrur policinë, duke tentuar të paraqitet si palë e dëmtuar

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…