Si ‘Qoti’ u rrë’mbye në Fushë-Milot dhe u gjend në mes të përpIasjeve të grupeve të trafikut ndërkombëtar të dr*gës

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ekzekutimin e Artur Tushit, shqiptarit 44-vjeçar i vrarë pranë banesës së tij në Medellín të Kolumbisë. Viktima u qëllua me 11 plumba nga një vrasës me pagesë, i cili u arrestua nga autoritetet vetëm 19 kilometra larg vendngjarjes. Autori i dyshuar është një 35-vjeçar me shtetësi venezueliane.

Sipas policisë kolumbiane, vr asësi ishte paguar në dollarë amerikanë, fakt që ka nxitur dyshime se krimi ka lidhje me përplasje ndërkombëtare mes grupeve kriminale që veprojnë në rajon.

Artur Tushi, i njohur ndryshe edhe me nofkën “Qoti”, ishte me origjinë nga fshati Raboshtë i Lezhës. Ai ishte bërë i njohur për autoritetet shqiptare që në vitin 2017, kur u rrëmbye në zonën e Fushë-Milotit, ndërsa udhëtonte me makinën e tij. Mjeti u gjet i braktisur, ndërsa Tushi ishte mbajtur peng për disa orë nga persona ende të paidentifikuar, të cilët i kishin vendosur një qese në kokë dhe e kishin zhvendosur në një banesë të izoluar. Gjatë rrëmbimit, atij iu morën edhe 200 mijë lekë.

Për këtë ngjarje, policia shqiptare deklaroi se Tushi nuk rezultonte me precedent penal as në Shqipëri dhe as në Itali, ku jetonte dhe punonte në atë kohë. Megjithatë, dyshimet e para lidhnin ngjarjen me aktivitete të paligjshme jashtë vendit.

Pas vrasjes në Kolumbi, hetimet e autoriteteve lokale në bashkëpunim me Interpol-in zbuluan se ndaj Tushit kishte precedentë penalë në disa shtete. Ai ishte në hetim nga autoritetet në Spanjë dhe Ekuador, ndërsa përfshihej në çështje që lidheshin me dhunë fizike dhe trafik droge.

Ekzekutimi i tij në Kolumbi ka tronditur jo vetëm opinionin publik vendas e shqiptar, por ka rikthyer vëmendjen te rrjetet ndërkombëtare të trafikut të drogës në Amerikën Latine, ku dyshohet se Tushi luante një rol si trafikant me lidhje në Evropë. Dyshohet se Artur Tushi mund të kishte qenë një narkotrafikant evropian

Related Posts

Kaderi rikthehet në “BBVK”? Çfarë pritet nga ish-banorja e njohur

Ish-banorja e “BBVK”-së, Kader Kicaj, është njëra nga figurat më të komentuara në showbizin vendor. Ajo ka arritur të bënte për vete numër të madh ndjekësish, të…

Kjo është banorja me dhëmbë 14 mijë euro, shoqërohet nga Blero!

Benita është banorja e radhës e BBVK. Ajo njihet për paraqitjet e saja në ekran. Buzëqeshja e saj, mund të themi se kushton 14 mijë euro, pasi…

Krahina e Sanxhakut rikthehet në identitetin e natyrshëm

Krahina e Sanxhakut, e njihur si Sanxhaku i Pazarit të RI, ose vetëm si Sanxhaku, historikisht paraqet një krahinë të veçantë, e cila përfshin pjesën jugperëndimore të…

Arkeologu Bjellorus zbulon 300 tulla me alfabetin më të vjetër të gjuhës shqipe, Ruset i vodhën!

Me një shqipe të shkëlqyer, të cilën e ka mësuar nga dy pedagoget ruse që kishin jetuar në Shqipëri në vitet ’50, Gertruda Intrei dhe Irina Horonina,…

“Në familjen time flasin të gjithë shqip”/ Can Yaman flet për origjinën e tij shqiptare

Aktori shumë i njohur nga serialet turke Can Yaman vitin e kaluar deklaroi se është me prejardhje shqiptare. Lidhur me këtë lajm që asokohe bëri bujë në…

Troket “java e metamorfozës”, Meri Shehu: Ndryshime me përmbysje të mëdha, më të ndikuar janë …

Një javë e trazuar kozmike po troket dhe astrologia Meri Shehu paralajmëroi se askush nuk do t’i shpëtojë valës së ndryshimeve. Në emisionin“Rudina” në Tv Klan, ajo…