E thonë shifrat: Shqiptarët jetojnë vetëm për të ngrënë e për të shkuar në tualet

Në Shqipëri, çdo familje shpenzon mesatarisht 93 mijë lekë në muaj, por 40% e kësaj shume shkon vetëm për ushqime, sipas të dhënave më të fundit të INSTAT. Produkte bazë si buka, vaji, qumështi dhe perimet marrin pothuajse gjysmën e të ardhurave mujore, ndërsa çmimet e tyre janë rritur ndjeshëm në dy vitet e fundit.

“Me borxhe jetojmë. Marrim ndihmë ekonomike, por ajo s’mjafton as për bukë. Merr borxh, jep borxh… kjo është Shqipëria”, shprehet një qytetar.

Një tjetër, emigrant që jeton mes Berlinit dhe Shqipërisë, tregon kontrastin e thellë: “Një qumësht fëmije në Gjermani kushton 1.40 euro, këtu e gjen 4 mijë lekë. Me këto paga, jeta është e pamundur.”

Ekspertët pohojnë se rritja e pagave nuk e ka kompensuar dot koston e jetesës, duke e kthyer shportën e ushqimeve në “armikun” më të madh të familjeve shqiptare.

Në Tiranë, shpenzimet mujore arrijnë mbi 108 mijë lekë, ndërsa zonat si Kukësi e Dibra mbeten me fuqi blerëse minimale. Sipas ekonomistëve, kjo tregon një ekonomi të brishtë dhe një hendek që po thellohet mes shtresave.

Ndërsa sociologët thotë se “shumica e popullsisë jeton vetëm për të përballuar ditën e sotme, pa mundësi për të kursyer apo për të menduar për nesër.”

Në një vend ku 4 nga 10 lekë shpenzohen për ushqime, pyetja që lind është e thjeshtë: A po punojnë shqiptarët për të jetuar apo vetëm për të ngrënë e për të dhj*rë?

Related Posts

Kaderi rikthehet në “BBVK”? Çfarë pritet nga ish-banorja e njohur

Ish-banorja e “BBVK”-së, Kader Kicaj, është njëra nga figurat më të komentuara në showbizin vendor. Ajo ka arritur të bënte për vete numër të madh ndjekësish, të…

Kjo është banorja me dhëmbë 14 mijë euro, shoqërohet nga Blero!

Benita është banorja e radhës e BBVK. Ajo njihet për paraqitjet e saja në ekran. Buzëqeshja e saj, mund të themi se kushton 14 mijë euro, pasi…

Krahina e Sanxhakut rikthehet në identitetin e natyrshëm

Krahina e Sanxhakut, e njihur si Sanxhaku i Pazarit të RI, ose vetëm si Sanxhaku, historikisht paraqet një krahinë të veçantë, e cila përfshin pjesën jugperëndimore të…

Arkeologu Bjellorus zbulon 300 tulla me alfabetin më të vjetër të gjuhës shqipe, Ruset i vodhën!

Me një shqipe të shkëlqyer, të cilën e ka mësuar nga dy pedagoget ruse që kishin jetuar në Shqipëri në vitet ’50, Gertruda Intrei dhe Irina Horonina,…

“Në familjen time flasin të gjithë shqip”/ Can Yaman flet për origjinën e tij shqiptare

Aktori shumë i njohur nga serialet turke Can Yaman vitin e kaluar deklaroi se është me prejardhje shqiptare. Lidhur me këtë lajm që asokohe bëri bujë në…

Troket “java e metamorfozës”, Meri Shehu: Ndryshime me përmbysje të mëdha, më të ndikuar janë …

Një javë e trazuar kozmike po troket dhe astrologia Meri Shehu paralajmëroi se askush nuk do t’i shpëtojë valës së ndryshimeve. Në emisionin“Rudina” në Tv Klan, ajo…