Ndjekje si në filma në Itali: shqiptari ‘çan’ postbllokun, futet kundravajtje dhe rrezikon karabinierët!

Një natë e tensionuar është regjistruar në lagjen San Marco të Peruxhias, ku një 25-vjeçar shqiptar, me precedentë penalë, u arrestua në flagrancë nga Karabinierët, pas një ndjekjeje dinamike në rrugët e qytetit. Sipas mediave italiane, i riu u kap me akuzën e posedimit me qëllim shitjen e narkotikëve dhe rezistencës ndaj forcave të rendit.

Incidenti ndodhi gjatë një patrullimi rutinë të Karabinierëve, të cilët vunë re një automjet të dyshimtë dhe i kërkuan shoferit të ndalonte. Por në vend të bindjes, i riu shtoi shpejtësinë dhe tentoi të largohej me makinë, duke hyrë edhe në rrugë me sens të kundërt dhe duke rrezikuar qytetarët.

Pas disa minutash ndjekjeje, ai u kap dhe u neutralizua nga efektivët, megjithëse rezistoi me forcë gjatë arrestimit. Gjatë momentit të ndalimit, 25-vjeçari u përpoq të hidhte disa kontejnerë për të shpëtuar nga ngarkesa e paligjshme. Në kontrollin e menjëhershëm, policia sekuestroi 27 doza kokaine me peshë totale rreth 17 gramë, ndërsa gjatë kontrollit fizik iu gjetën edhe dy doza të tjera me 1.2 gramë kokainë dhe 1,040 euro në para të gatshme.

Pas urdhrit të zyrës së prokurorit të Peruxhias, i riu shqiptar u dërgua në burgun e Capanne, ku do të presë gjykimin për akuzat e ngritura ndaj tij.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…