I fundit! Erion Veliaj del nga b*rgu për herë të parë?! Ja çfarë pritet të ndodhë

Ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pritet të jetë fizikisht i pranishëm në seancën e 31 tetorit në Gjykatën Kushtetuese, ku do të shqyrtohet kërkesa e tij për shfuqizimin e vendimit për shkarkim nga detyra dhe për pezullimin e zgjedhjeve të reja në kryeqytet. Lajmi është bërë i ditur nga moderatori dhe analisti Endri Xhafo, i cili tha gjatë emisionit të tij se informacioni i është konfirmuar nga një prej avokatëve që përfaqësojnë Veliajn në këtë proces.

“Sot kam komunikuar me një nga avokatët e zotit Veliaj, sepse ai ka një grup avokatësh që e ndihmojnë në këtë çështje. Më tha se Veliaj do të jetë i pranishëm në seancën e datës 31 tetor,” u shpreh Xhafo. Ai sqaroi se prania e ish-kryebashkiakut është pjesë e një procedure të rregullt ligjore dhe se Gjykata Kushtetuese është e detyruar të garantojë pjesëmarrjen e tij në sallë, duke bashkëpunuar me institucionet përgjegjëse për transportin dhe sigurinë. “Është detyrim i Gjykatës Kushtetuese. Atë që ai e kërkoi në Këshillin Bashkiak dhe nuk ia dhanë, tani realizohet në mënyrë shumë praktike. Drejtoria e Burgjeve merr masat për transportin e personit të ndaluar me kërkesë të GJK,” shtoi Xhafo.

Veliaj ndodhet aktualisht nën masë sigurie, pasi ndaj tij po zhvillohen hetime për abuzim me detyrën dhe shkelje të procedurave administrative gjatë mandatit të tij si kryebashkiak. Përmes avokatëve, ai ka paraqitur një padi në Gjykatën Kushtetuese, duke pretenduar se vendimi për shkarkimin e tij është i paligjshëm dhe politik, ndërsa dekreti i Presidentit Bajram Begaj për shpalljen e zgjedhjeve të reja në Tiranë përbën, sipas tij, një cenim të parimit të mandatit të fituar me votë. Seanca e 31 tetorit pritet të jetë vendimtare, pasi do të përcaktojë nëse Veliaj do të rikthehet në detyrë ose nëse procesi i zgjedhjeve të reja do të vijojë sipas dekretit.

Burime pranë mbrojtjes së Veliajt bëjnë me dije se grupi i tij ligjor ka përgatitur një dosje voluminoze me prova dhe argumente juridike, të cilat sipas tyre do të vërtetojnë se procedura e shkarkimit është kryer në shkelje të Kushtetutës dhe ligjit për vetëqeverisjen vendore. Në anën tjetër, përfaqësuesit e qeverisë dhe të Këshillit Bashkiak të Tiranës kanë paralajmëruar se do të dorëzojnë kundërargumente, duke insistuar se shkarkimi ishte plotësisht i ligjshëm dhe i mbështetur në fakte konkrete të abuzimeve administrative.

Përballja e 31 tetorit në Gjykatën Kushtetuese pritet të ketë vëmendje të lartë publike dhe mediatike, pasi është hera e parë që një ish-kryebashkiak i Tiranës do të paraqitet personalisht në këtë nivel gjykimi, ndërkohë që qyteti ndodhet në pritje të vendimit që do të përcaktojë fatin e tij politik dhe institucional.

Related Posts

Hëna e Re në Shigjetar: Një kapitull i ri fillon për këto 3 shenja të zodiakut këtë të shtunë 20 dhjetor 2025

Hëna e Re në Shigjetar: Një kapitull i ri nis për këto 3 shenja më 20 dhjetor 2025 Hëna e Re në Shigjetar më 20 dhjetor sjell…

Ish-ministri i qeverisë Rama bën deklaratën e fortë: Shqipëria të bëjë kujdes, pritet të…

Ish-ministri i Bujqësisë në qeverinë “Rama 1”, Etmond Panariti ka folur për një nga çështjet e kufirit detar me Greqinë. Panariti tha se Shqipëria “duhet të bëjmë…

Imuniteti i Ballukut, eksperti tregon si do të veprohet: Kuvendi ka 3 muaj kohë, por mandati…

SPAK i kërkon Kuvendit ti heqi imunitetit zv/kryeministres Belinda Balluku, dhe kanë lindur shumë pyetje lidhur mbi procedurat ligjore që do të duhet të ndiqen. Çfarë ndodh…

Ja përse burrat zënë dash*ore edhe kur kanë gra apo të dashura, e dinit?

Pjesa më e madhe e meshkujve që kanë të da shura, partnere, bashkëjetuese apo gra, hedhin sytë shpesh tek femrat e tjera dhe po aq shpesh priten…

“Ai është TAPË, pi alk*ol…”/ PL*S GRUSHTI në Përputhen, çfarë ndodhi mes djemve? (Video)

Një situatë e pakëndëshme ka ndodhur në episodin e sotëm të programit të dashurisë Përputhen. Dy nga konkurentët Ibrahimi dhe Josipi, kanë degraduar me fjalë deri në…

Supercikloni po vjen drejt Europës, rrezik për përmbytje dhe erëra ek*treme

Vorbulla Polare ka shkaktuar zhvillimin e një cikloni jashtëzakonisht intensiv mbi Atlantikun e Veriut, i cili sot po zhvillohet pranë Newfoundland në Kanada dhe po bëhet stuhia…