Avokati i Kryemadhit përfshihet në incident në Gjykatë. Shoqërohet në polici

Vlorë, 10 Tetor 2025 – Një incident është shënuar sot paradite në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë, ku një avokat ka ushtruar dhunë ndaj një punonjësi sigurie. Sipas burimeve nga vendngjarja, bëhet fjalë për avokatin Redi Llanaj, i njohur publikisht për përfaqësimin ligjor të ish-kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e kontrollit me detektorë metalesh, ku avokati dyshohet se ka refuzuar të kalojë në mënyrë të rregullt përmes kontrollit të sigurisë.

Pas një debati verbal me punonjësin e rendit, situata ka agravuar në një përplasje fizike. Roja e sigurisë ka raportuar për dhunë nga ana e avokatit, ndërsa ky i fundit është shoqëruar menjëherë në ambientet e Policisë për të dhënë deklarime lidhur me ngjarjen.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e incidentit dhe për të përcaktuar nëse do të ngrihen akuza ndaj avokatit Llanaj.

Ngjarja ndodh në një kohë kur siguria në ambientet gjyqësore është vënë në qendër të vëmendjes, pas disa episodeve të fundit që kanë tronditur sistemin e drejtësisë në vend, përfshirë kërcënimin e një roje në Gjykatën e Apelit në Tiranë, si dhe vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja më 6 tetor.

Related Posts

Tjeter ngjarje tr*nditese në gjykatat shqiptare

Alarmi për sigurinë në sistemin e drejtësisë shqiptare ka arritur në nivele kritike pas një incidenti të ri kërcënues në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm,…

Sali Berisha i tr*nditur nga miku i tij! I dha gjithcka nder vite, deputeti i njohur e tr*dhton me Ramen

Ish-deputeti i Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferaj, është emëruar këshilltar i Presidentit të Republikës, Bajram Begaj. Emërimi është bërë gjatë ditëve të fundit, pas përfundimit të…

Nuk gjen qetësi! Vr*sësi i gjyqtarit merr një tjetër lajm të zi!

hapja e një fushate për mbledhje fondesh në platformën GoFundMe në mbështetje të autorit të dyshuar, Elvis Shkambi dhe babait të tij, Gjon Shkambi. Faqja, e hapur…

E padëgjuar me parë! Kush mbështeti në rrjetet sociale vr*sjen e gjyqtarit të Apelit rrezikon katër vite burg

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja nga Elvis Shkambi në Gjykatën e Apelit, një ngjarje me jehonë të madhe, ka nxjerrë në pah një problem shqetësues në shoqërinë…

Dy termete te fuqishme godasin token, autoritetet paralajmerojne te k*qen e madhe per keto vende

Një tërmet i dytë i fortë tronditi sot Filipinet jugore, më pak se 12 orë pasi një goditje me magnitudë 7,4 ballë Rihter shkaktoi vdekjen e të…

HOROSKOPI, e shtunë 11 tetor 2025: Dy SHENJAT me më shumë FAT

Shenja e parë më me fat, sipas horoskopit të Paolo Fox për të shtunën, është Virgjëresha. Shenja e dytë më me fat janë Peshqit. Lexoni parashikimin e…