Parashqevi Simaku do të rikthehet në Shqipëri, planet e reja të ikonës së muzikës! Surpriza që po përgatit artistja

Parashqevi Simaku është gati për rikthimin në skenë. Pasi u rikuperua për 4 javë në spital, artistja tashmë është duke u përgatitur për t’u rikthyer muzikës. Në rrjetet sociale ajo ka publikuar video ku shfaqet duke kënduar, ndaj edhe të gjithë ndjekësit e saj janë duke pritur projektet e ardhshme të saj.

Por mesa duket në plane është edhe një rikthim i mundshëm i artistet në Shqipëri. “Panorama” shkroi kohë më parë, se këngëtarja dhe grupi i njerëzve pranë saj, janë duke ideuar edhe një rikthim të mundshëm në skenë në vendin tonë, por detajet janë ende duke u diskutuar.

Një gjë të tillë duket se e ka pohuar edhe mbesa e Parashqevisë. Ina Simaku ka deklaruar se ka disa plane të mundshme për ardhjen e Parashqevisë në Shqipëri, por theksoi se, për momentin, nuk mund të japë një përgjigje përfundimtare. Ina tha se megjithatë, ka ende shumë dyshime dhe biseda në lidhje me këtë çështje, dhe nuk është në gjendje të konfirmojë asgjë me siguri.

‘Është folur për disa plane, por për momentin, nuk do të them 100 për qind’– tha ajo. Aktualisht këngëtarja është duke punuar për disa këngë dhe projekti për një rikthim të saj në skenën shqiptare, është në planet për në fund të vitit.

Këngëtarja shqiptare Parashqevi Simaku ka dalë nga spitali në Nju Jork, muajin e shkuar ku po kurohej për shkak të situatës së rënduar psikologjike. Biznesmeni shqiptar, Elton Ilirjani ka dhënë lajmin e mirë dhe ka shpërndarë në rrjetin e tij zyrtar në Instagram foto të saj. Simakut shihet e transformuar totalisht, me flokë të krehura dhe në ngjyrë tjetër. Ajo shfaqet e qetë dhe duke qeshur në videon e filmuar.

“Surprizë, ia dolëm”, shkruan Ilirjani krahas videos dhe fotos së shpërndarë. Disa ditë më parë, Ilirjani theksoi se me daljen nga spitali nuk do të thotë se ka kaluar problemi. Ai kërkoi ndihmë për përkujdesjen që i duhet Parashqevisë pas kurimit në spitalin psikiatrik. Vetë edhe artistja foli pas daljes nga spitali.parashqevi simaku

“Unë bëra një pushim absolut. Përditë bëja fizkulturë dhe pija ujë, jo raki (qesh). Jam në një gjendje shpirtërore mjaft të mirë. Më dolën shumë mirë të gjitha analizat”, tha ajo.

“Dhuratë engjëllore” e quajti Parashqevia kurimin 4-javor, ndërsa zgjodhi fjalët goditëse të Aristotelit për të shprehur mirënjohjen për Elton Ilirjanin, për të gjithë ndihmën. “Më vjen ndërmend një thënie madhështore e Aristotelit të famshëm, siç e themi ne në Kavajë troç, ‘Më mirë të kesh një mik, siç kam unë Elton Ilirjanin, se sa të kesh një çiflig’. E falënderoj nga zemra personalisht atë dhe nënën e tij”, shtoi artistja e mirënjohur.

Këngëtarja zbuloi se në spital i ka shërbyer edhe një vajzë shqiptare, ndërsa nuk përjashtoi dhe një udhëtim në Tiranë.

“Falënderoj një vajzë shqiptare shumë të talentuar, e cila më bëri si një zonjë grua sot. Shpresoj Zoti na e bën kismet që të vijmë në Tiranë, të bëjmë një natë alla-shqiptarçe”, u shpreh Simaku. Artistja e njohur shqiptare u shtrua në një spital të Nju Jorkut, për shkak të situatës së rënduar psikologjike, pas videos së bujshme që tronditi shqiptarët në mbarë botën, ku ajo shfaqej në gjendje të mjeruar në një stacion treni në Nju Jork.

Related Posts

Momenti kur lojtarët mësuan se trajneri i tyre, ish-futbollisti i Tiranës nuk ia doli dhe humbi jetën (Video)

Trajneri serb i futbollit, Mladan Zizoviç, vdiq në moshën 44 vjeç, në mes të ndeshjes midis Mladost nga Lucan dhe Radnicës 1923 në kampionatin serb të futbollit….

Tro*ditese ne vend! Burri rr*h ba*barisht gruan dhe e fut ne koma ne shtepi per 5 dite, e shkreta vd*s me pas ne spital

Një histori tronditëse vjen në emisionin “Stop” në Tv Klan nga qyteti i Vlorës. Mësohet, se Hati Deliaj 64 vjeçe, u dërgua në spital më 3 gusht…

Tro*ditet publiku shqiptar, Neda me lot ne sy konfirmon ndarjen nga vellai i Belindës

Ditën e djeshme, në rrjetet sociale dhe në mediat rozë qarkulloi lajmi se Neda Balluku ka kërkuar divorcin nga bashkëshorti i saj, Ogren Balluku. Pikërisht këto lajme…

U konvertua ne Muslimane! Vajza e Niko Peleshit shtang shqiptaret me fjalët

Aleksia Peleshi, vajza e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, ka surprizuar publikun me ndryshimin e saj rrënjësor, duke rrëfyer hapur se është konvertuar në fenë islame. E…

Braktiset nga nëna menjëherë pas lindjes, testi i ADN-së zbulon diçka të M*HNITSHME

Janet Barnicoat e ka ditur gjithmonë se ishte një vajzë e adoptuar. Në vitin 1981, nëna e saj biologjike e kishte lënë atë në një çantë kartoni…

Vr asja e të miturës shqiptare në Itali, motra e viktimës reagon pas dënimit të autorit: Derra, ai do të dalë 30 vjeç nga burgu dhe…

Gjykata e të Miturve në Bolonja dënoi me 17 vite burg adoleshentin 16-vjeçar, autor i vrasjes së rëndë të Aurora Tilës, vajzës shqiptare 13-vjeçare që humbi jetën…