“Shumë herë flejmë pa bukë”, 9-vjeçarja jetime dhe vëllai i saj i vogël kanë nevojë për ndihmën e shqiptarëve

KLIKO KËTU PËR TË DHURUAR

Një apel prekës për ndihmë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku një vogëlushe vetëm 9-vjeçe tregon mes lotësh vështirësitë e mëdha me të cilat përballet pas humbjes së babait. Arla është jetime prej dy vitesh dhe jeton me të ëmën dhe vëllain e vogël. Nëna e saj përpiqet e vetme të sigurojë të ardhurat për qiranë dhe ushqimin, por shpesh nuk ia del. Për këtë arsye, familja detyrohet të ndërrojë shpesh shtëpi.

E përlotur, Arla tregon me dhimbje se ka ditë kur shkon në gjumë pa ngrënë, jo sepse nuk do, por sepse nuk ka ushqim.

“Babi më ka ndërruar jetë. Më thoshte ‘ti je princesha ime’. Unë kënaqesha me të. Babi ishte jeta ime, drita e syve të mi, më mungon. Kemi vetëm mamin, askush nuk na ndihmon. Shumë herë flejmë pa bukë. Më kërkon vëllai ndonjë ëmbëlsirë, i themi: ‘s’kemi ëmbëlsira’. Dhe i bëj ujë me sheqer. Kemi ngelur me çanta në krahë, edhe këtu do na nxjerrin nga shtëpia se s’ka paguar mami qiranë dhe s’kemi ku të shkojmë.”

Rasti është marrë përsipër nga Fondacioni Firdeus, të cilët kanë hapur një faqe GoFundMe për të ndihmuar vogëlushen jetime dhe familjen e saj.

Kushdo që ka mundësi dhe dëshirë, mund të kontribuojë për t’i lehtësuar jetesën Arlës dhe për t’i dhënë asaj e vëllait të saj një jetë më të qetë dhe më të ngrohtë, ashtu si gjithë bashkëmoshatarët e tyre.

Related Posts

Spiropali rihap ‘Iuftën’ me grekët: Hiqni ligjin e Iuftës!

Spiropali kërkon heqjen e ligjit të luftës: Referencë atavike nga Lufta e Dytë Botërore, të shohim drejt së ardhmes Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka kërkuar heqjen…

SPAK shpall akuza të reja për Belinda Ballukun: Është e zhytur në 7 vepra të tjera penale

SPAK zgjeron hetimin ndaj Ballukut, shtohen akuza për disa procedura të tjera prokurimi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zgjeruar hetimin ndaj zëvendëskryeministres…

Euro prek një minimum të ri historik

Kursi i këmbimit Euro–Lek vijon tendencën rënëse, duke shënuar një minimum të ri historik. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye këtë javë me…

Foto të trishta! Familje shqiptare nuk do të kthehet në atdhe, fle para bashkisë. Solidarizohen banorët

Ndërsa sezoni i festave po afrohet, një familje shqiptare me katër fëmijë, përfshirë një foshnjë 20 muajshe me probleme shëndetësore, ndodhet pa strehë në qytetin e Montpellier,…

Skenë e pabesueshme! Deputetet kapen për flokësh (VIDEO)

Një grup ligjvënësesh gra në Kongresin e Meksikës u përfshinë në një përleshje fizike më 15 dhjetor, me kamerat që transmetuan drejtpërdrejt përleshjen, ndërsa ato i tërhiqnin…

Kjo pije h*lmuese është vr*sësi i kockave tuaja dhe ju e pini atë çdo ditë

Shumica e njerëzve sot përdorin pije të gazuara në baza ditore dhe nuk e dinë sa keq bëjnë për shëndetin e tyre këto pije. Ja se si…