E padëgjuar me parë! Kush mbështeti në rrjetet sociale vr*sjen e gjyqtarit të Apelit rrezikon katër vite burg

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja nga Elvis Shkambi në Gjykatën e Apelit, një ngjarje me jehonë të madhe, ka nxjerrë në pah një problem shqetësues në shoqërinë shqiptare, pasi në rrjetet sociale shpërtheu një valë e gjerë që justifikonte veprimin kriminal të autorit.

Veprimi i rëndë erdhi pas një konflikti shumëvjeçar pronësie mes familjes Shkambi dhe Gjykatës. Pas ekzekutimit, shumë komentues në rrjet shprehën mbështetje për autorin e vrasjes, duke e justifikuar veprimin me argumentin e gjerë se sistemi gjyqësor në Shqipëri është i korruptuar dhe zvarrit çështjet.

Kjo situatë u thellua edhe nga hapja e një faqeje në GoFundMe ku u mblodhën rreth 14 mijë dollarë për avokatin e autorit, para se faqja të mbyllej.

Në këtë kontekst, vlen të theksohet se në draftin e Kodit të ri Penal, i cili është ende në konsultim publik, është përfshirë pikërisht një nen që synon të dënojë këtë lloj sjelljeje.

Neni i ri, Neni 409 (Mbështetja e kryerjes së një krimi), dënon me burgim nga një deri në katër vjet aktin e “mbështetjes së autorit të krimit për veprën që ka kryer, duke lartësuar publikisht veprimin e tij” dhe duke e paraqitur atë “si zgjidhje e pranueshme e situatës”.

Nëse kjo mbështetje bëhet nëpërmjet mjeteve të komunikimit masiv, dënimi rritet. Ky parashikim ligjor i ri vjen si një masë ndëshkimore ndaj personave që, në vend që të dënojnë dhunën, përkrahin aktet kriminale në hapësirën publike,

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…