“Nuk mjafton vetëm arrestimi i Fatmir Shehollit”, Bytyçi me deklaratë të fortë – kërkon të hetohen edhe…!

Arrestimi i Fatmir Shehollit për spiunazh në favor të shërbimeve serbe ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik. Së fundi, në lidhje me këtë arrestim, profesori Enver Bytyçi përmes një shkrimi në “Bota sot” reagoi ashpër, duke e quajtur Shehollin një “tradhtar tipik” dhe duke ngritur shqetësime për praninë e tij të vazhdueshme në mediat shqiptare.

Sipas Bytyçit, Fatmir Sheholli, tashmë i arrestuar nën akuzat për spiunazh, ka pasur një platformë të përditshme në televizionet e Kosovës dhe Shqipërisë, nga ku ka përçuar, sipas tij, mesazhe me natyrë anti-shqiptare.


ImageEnver BytyçiFoto galeri

“Fatmir Sheholli është arrestuar për spiunazh kundër Kosovës. E në të gjithë botën spiunët klasifikohen si tradhtarët tipikë të atdheut të tyre. Nuk bën përjashtim as Fatmir Sheholli.

Por këtë tradhtarin spiun të Serbisë shqiptarët janë detyruar ta dëgjojnë çdo ditë e çdo natë në ekranet televizive të Kosovës e besa edhe të Shqipërisë. Ky spiuni i deklaruar serb, i arrestuar para dy ditësh, ka folur me krenari për veprimtarinë e tij të spiunazhit në këto ekrane. Kohën televizive ia kanë dhënë televizionet bazuar në politikat editorial të tyre. Këto politika përcaktojnë jo vetëm orientimin, por edhe aktorët dhe njerëzit që përçojnë orientimin editorial të medies”, deklaroi ai.

Profesori thekson se përgjegjësia nuk ndalet vetëm te Sheholli.

Ai kërkoi hetim të thelluar edhe ndaj atyre që i dhanë hapësirë publike, si dhe ndaj miqve të tij në politikë e gazetari.

“Kjo do të thotë se Fatmir Sheholli në ekranet televizive ka përçuar politikat editorial anti-shqiptare. Me lejen e editorëve dhe të moderatorëve. Prokuroria nuk duhet të mjaftohet vetëm me Fatmir Shehollin. Duhen kaluar në sitën e hetimit edhe disa ose të paktën ndonjë medie që e ka rehabilituar atë. Duhen hetuar edhe miqtë e tij të medies dhe politikës në Kosovë. Jam i bindur se ajo miqësi bazohet në ndjenja e ndoshta edhe në veprimtari të përbashkëta anti-Kosovë.”, përfundon Bytyçi.

Arrestimi i Shehollit vjen në një kohë kur institucionet e sigurisë në Kosovë kanë intensifikuar hetimet kundër ndikimit të shërbimeve të huaja, sidomos atyre serbe, në jetën politike dhe mediatike të vendit.

Gjatë ditës së djeshme, Gjykata Themelore në Prishtinë caktoi masën e paraburgimit prej një muaji për Fatmir Shehollin, të dyshuar për spiunazh kundër shtetit.

Sheholli u arrestua të enjten në rrethin e Prishtinës pas hetimeve disamujore kundër tij.

Related Posts

Ja përse burrat zënë dash*ore edhe kur kanë gra apo të dashura, e dinit?

Pjesa më e madhe e meshkujve që kanë të da shura, partnere, bashkëjetuese apo gra, hedhin sytë shpesh tek femrat e tjera dhe po aq shpesh priten…

“Ai është TAPË, pi alk*ol…”/ PL*S GRUSHTI në Përputhen, çfarë ndodhi mes djemve? (Video)

Një situatë e pakëndëshme ka ndodhur në episodin e sotëm të programit të dashurisë Përputhen. Dy nga konkurentët Ibrahimi dhe Josipi, kanë degraduar me fjalë deri në…

Supercikloni po vjen drejt Europës, rrezik për përmbytje dhe erëra ek*treme

Vorbulla Polare ka shkaktuar zhvillimin e një cikloni jashtëzakonisht intensiv mbi Atlantikun e Veriut, i cili sot po zhvillohet pranë Newfoundland në Kanada dhe po bëhet stuhia…

Fëmijë prej tij edhe në Shqipëri! Europa tronditet nga donatori që ka dhuruar sp ermën me mutacionin e rrallë ka ncerogjen!

Kartela e një dhuruesi sperme në Bankën më të madhe Evropiane të Spermës në Danimarkë. Më 2023 një dhurues në një bankë sperme daneze u zbulua si…

Aksident me vd ekje, policia e Tiranës ndalon një djalë të ri

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Tapizë–Fushë Krujë, në territorin e Krujës. Rreth orës 18:45, një automjet i drejtuar nga një…

Grushte dhe shqelma, dy boksierët shqiptarë RRAHIN LIVE personazhin “Fire” të TikTok-ut (Video)

Sherret për shkak të ofendimeve në rrjetin social TikTok po bëhen gjithnjë e më të zakonshme. Situata e fundit ka përfshirë dy boksierët e njohur shqiptar, vëllezërit…