Ish-banorja e BBVA 2 ka dy fjalë për Eglin:“Ajo u bë e keqja e …”

Ish-banorja e edicionit të dytë të “Big Brother VIP 4”, Efi Dhedhes, ka bërë një reagim në lidhje me daljen e Egli Takos nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Përmes një postimi në “Instastory” ajo ka bërë thirrje për më shumë empati dhe dashuri.

Efi e nisi mesazhin e saj duke theksuar se është e vetëdijshme për faktin që, duke qenë personazh publik, komentet dhe opinionet janë të pashmangshme, por apeloi që mënyra e shprehjes së tyre të jetë më e kujdesshme.

“Ajo vajzë u bë e keqja e vetes së saj, jo e juaja apo e dikujt tjetër”, shkroi Efi, duke nënvizuar rëndësinë e mbështetjes dhe jo të gjykimit, sidomos kur bëhet fjalë për shëndetin.

Në vijim të mesazhit të saj, Efi bëri thirrje për më shumë ndërgjegjësim dhe empati, duke theksuar se personi i parë për të cilin duhet të kujdesemi është vetja jonë.

Mesazhi i saj i PLOTË:

Doja të thoja disa fjalë në lidhje me Eglin. Jam e vetëdijshme që në momentin kur vendos të bëhesh personazh publik do marrësh komente dhe opinione. Por mos u shprehni në këtë mënyrë. Ajo vajzë u bë e keqja e vetes së saj, jo e juaja apo e dikujt tjetër.

Dhe kur bëhet fjalë për shëndetin, mendon apo në çdo lloj aspekti të shëndetit duhet të bëhemi bashkë dhe t’i japim Dashuri! Dhamë mendimet tona gjatë lojës, në këtë moment i vihet pika!

Në këtë moment duhet të bëhemi empatikë dhe të ndërgjegjësohemi, që njeriu i parë që duhet të kujdesemi dhe t’i japim dashuri është vetja jonë. Duhet të gjejmë veten në situata të tilla dhe të kuptojmë, pse jo të përcjellim edhe një mesazh. Jam e lumtur që ajo vajzë doli nga aty dhe uroj me gjithë zemër të kujdeset dhe t’i japë sa më shumë dashuri vetes.

Related Posts

“Perla” e kapur nga kamera e Google Street, përplasja ‘qesharake’ e dy çiklistëve

Një video sa absurde aq edhe qesharake po bën xhiron e rrjetit, duke dëshmuar se kur fati ka vendosur të të turpërojë, do ta bëjë në mënyrën…

Influenceres Hatixhe Brika i pubIikojnë në rrjet foto gjysmë η*do! Shpërndahen kudo në WhatsApp

Rrjetet sociale kanë shpërthyer në polemika pas publikimit të disa im*zheve private ku influencerja Hatixhe Brika shfaqet gjysmë e zhv*shur. Pamjet po qarkullojnë me shpejtësi në WhatsApp…

U zgjodh kryepolic i ri i vendit, kush është Skënder Hita

Këshilli i Ministrave vendosi sot emërimin e Skënder Hitës në krye të Policisë së Shtetit, duke i besuar drejtimin e institucionit një prej figurave me përvojë në…

Djali νrҽt nënën dhe motrën, trυpat i mυros në banesë

Një krim i rëndë ka tro nditur Greqinë dhe ka shkaktuar reagim të fortë në opinionin publik, pasi një nënë dhe vajza e saj janë gjetur të…

Përplasen “kokë më kokë” dy automjete, shoferët dhe pasagjerët dërgohen..

FIER – Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Fier–Patos, ku u përplasën “Volkswagen” dhe “Tuareg”. Si pasojë e goditjes së fortë, drejtuesit…

Nga 1 maji rriten tarifat e rrymës elektrike

Tarifat e reja të energjisë elektrike të parapara të hyjnë në fuqi më 1 prill, pritet të shtyhen deri më 1 maj, ka bërë të ditur kryesuesi…