Rastësia e fr*kshme në golin e Rei Manajt ndaj Serbise, sdo ta besoni dot

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Rei Manaj, shkroi një histori të pabesueshme dhe emocionale në ndeshjen kundër Serbisë, duke e shndërruar momentin e dhimbjes së humbjes së penalltisë tre muaj më parë në Tiranë, në golin e fitores në Leskovac. Vetëm pak muaj më parë, më 7 qershor, në ndeshjen e parë kundër Serbisë (0-0), Manaj humbi një penallti në minutën 45+2, duke shkaktuar kritika dhe zhgënjim të madh te tifozët.

Këtë të shtunë, në ndeshjen kualifikuese të Botërorit në Serbi, historia u përsërit në mënyrën më të papritur: Rei Manaj shënoi golin e vetëm të takimit sërish pikërisht në minutën 45+2, duke i dhënë Shqipërisë fitoren historike 0-1.

Ndeshja u zhvillua në një atmosferë të tensionuar, ku tifozët serbë nuk kursyen thirrjet e rënda si “vritini shqiptarët” dhe shpalosjen e banderolave provokuese me hartën e Kosovës të mbuluar me flamurin serb, ngjarje këto që pritet të ndëshkohen nga UEFA.

Megjithatë, kuqezinjtë ruajtën qetësinë dhe karakterin, duke mbrojtur rezultatin 0-1 deri në fund. Me këtë triumf, Shqipëria konsolidon vendin e dytë në Grupin K me 11 pikë, duke lënë pas Serbinë me 7 pikë.

Pas humbjes, trajneri i Serbisë, Dragan Stojković, mori përgjegjësinë dhe dha dorëheqjen, duke deklaruar:

“Unë jam fajtor. Nuk e prisja këtë rezultat. Sporti ka edhe ditë të tilla.”

Fitorja do të mbahet mend si një natë e hakmarrjes së ëmbël sportive, e shkruar me zemër dhe disiplinë kuqezi.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…