Në redaksinë tonë kanë mbërritur sot pamje të veçanta nga një dasmë madhështore e mbajtur në qytetin e Sarandës. Sipas dasmorëve, nusen kanë zgjedhur ta marrin në një mënyrë krejtësisht të veçantë, me makina luksoze dhe kuaj. Në video shihet se kolonës së automjeteve i prijnë dy “kalorës” të veshur me kostume popullore, ndërsa përreth dëgjohen boritë që shtojnë atmosferën festive.
“Dasmë e madhe në Sarandë”, kanë shkruar dasmorët që ndanë pamjet.
Urojmë që çifti të ketë një jetë plot dashuri, lumturi dhe harmoni pranë njëri-tjetrit.