Gjermania do stërviste ushtrinë e Rusisë, bashkëpunimi ushtarak u ndërpre pas…

Në veri të Magdeburgut, në Saksoni-Anhalt, Bundeswehr fsheh një nga “gurët e çmuar” më të vlefshëm të saj: një qytet të tërë të rremë, një kamp gjigant stërvitor ushtarak që vetë ushtria gjermane e përshkruan si “më modernin në Evropë”. Quhet Stullenstadt, dhe sipas një hetimi të detajuar të Der Spiegel, ky projekt kontribuoi në ringjalljen e ambicieve të Vladimir Putinit në mesin e viteve 2000 dhe në nxitjen e një bashkëpunimi ushtarak midis Berlinit dhe Moskës, i cili u ndërpre vetëm në vitin 2014.

Në atë periudhë kishin lindur kontrata miliardëshe, bashkëpunime të ngushta mes drejtuesve të forcave të armatosura të të dy vendeve, madje ishte planifikuar edhe një stërvitje e përbashkët ruso-gjermane në Shën Petersburg. Fantazma e Rapallos, e paktit Hitler-Stalin, të cilën shumë nga ata që ishin në dijeni të fakteve e përmendnin në ato vite të çmendura, u zhduk vetëm kur Putini përpiu një copë të Ukrainës – Krimenë – dhe mbushi një tjetër – Donbasin – me “njerëzit e tij të gjelbër”, milicitë e tij vdekjeprurëse.

Gjithçka nis në vitin 2008, një vit vendimtar për Rusinë dhe Evropën. Në samitin e NATO-s në Bukuresht, kancelarja gjermane Angela Merkel kundërshton me vendosmëri propozimin e presidentit amerikan George W. Bush për t’i lejuar Ukrainës dhe Gjeorgjisë hyrjen në Aleancën Atlantike. Përgjigjja e Vladimir Putinit nuk vonon dhe është një shuplakë për Merkelin, e cila mendonte se e kishte qetësuar me “jo-në” e saj ndaj propozimit të Bushit. Pak më vonë, trupat ruse pushtojnë Gjeorgjinë.

Por sipas Der Spiegel, ka edhe më shumë: gjatë ofensivës në Osetinë e Jugut dhe Abkhazinë, Putini kupton se ushtria e tij është në një gjendje të mjerueshme. Pikërisht atëherë, Kremlini nis të ushtrojë presion për një bashkëpunim ushtarak me Gjermaninë. Dhe njerëzit e Merkelit dhe ish-kancelarit Gerhard Schröder e pranojnë këtë me entuziazëm.

Synimet imperialiste të Putinit ishin tashmë krejtësisht të qarta në atë moment. Megjithatë, Berlini angazhohet të ndërtojë plot tetë qendra stërvitjeje si Stullenstadt në Rusi. Një kontratë me vlerë një miliard euro, e besuar gjigantit të industrisë së armëve Rheinmetall. Angazhimi i Gjermanisë ishte që qytetet e rreme për qëllime ushtarake të përfundonin deri në vitin 2020. Që nga ajo kohë nis një shkëmbim intensiv vizitash, nënshkrimesh kontratash dhe planesh për të ndërlidhur sistemet e komandës ushtarake të dy vendeve – diçka që zakonisht ndodh vetëm mes partnerëve të NATO-s. Në Strausberg, për shembull, ku “Kommando Heer” përfshin oficerë francezë, amerikanë dhe britanikë, ishte parashikuar që t’i shtohej edhe një oficer rus.

Në këtë pikë bëhet e qartë se gjermanët e kishin të vështirë të përvetësonin mësimin e pakteve famëkeqe si Rapallo apo Molotov-Ribbentrop, të aleancave politike e ushtarake me Moskën. Kulmi i kësaj aleance të re me Rusinë është planifikimi i një stërvitjeje të përbashkët ushtarake ruso-gjermane, të quajtur “Kamenka”, në Shën Petersburg, mes korrikut dhe gushtit të 2013. Aleatët e NATO-s në krahun lindor informohen – dhe reagimi i tyre është i pabesueshëm dhe i furishëm. Baltikët, finlandezët dhe polakët, ende me kujtimet e dhimbshme nga përvojat e tyre me Bashkimin Sovjetik të Stalinit dhe Gjermaninë naziste, nuk u besojnë veshëve. Gjermanët vazhduan përpara dhe tërhiqen vetëm kur agjencia Ria Novosti bën publike stërvitjen e ardhshme, në fillim të vitit 2013. Por Berlini nuk e anullon stërvitjen: thjesht e shtyn për në vitin 2014 – vitin kur Rusia anekson Krimenë dhe fillon pushtimin e Donbasit me milicitë e saj. Pikërisht në atë vit, shefi i shtabit të ushtrisë ruse Valery Gerasimov – strategu i pushtimit të Ukrainës – mban në Akademinë Ushtarake fjalimin famëkeq ku shpjegon se lufta ka ndryshuar: “Nuk ka më nevojë të shpallet,” – thotë ai – “sepse të njëjtat objektiva mund të arrihen përmes një fushate të gjerë dezinformimi dhe masash politike, ekonomike, humanitare dhe të tjera joushtarake.”

Kur Putini pushton Krimenë, Gjermania më në fund tërhiqet dhe ndërpret kontratat, bashkëpunimet dhe planet ushtarake të përbashkëta me Moskën. Por, sipas Der Spiegel, zyrtarë ende ndiejnë një dridhje që u përshkon shpinën kur mendojnë për vitin 2014. Ata torturohen nga mendimi se nëse Gjermania do të kishte filluar stërvitjen e ushtarëve dhe oficerëve rusë në ato vite, do të kishte qenë indirekt bashkëpunëtore në pushtimin e Ukrainës në vitin 2022./La Repubblica

Related Posts

“Unë do ul kokën, ti ngre këmbët…”/ Keijsi-Kristit: Ti jashtë je te sektori banja …

Debatet në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” vijojnë të shtohen akoma e më shumë dita ditës. Në sfidën e dhënë nga Vëllai i Madh, Keijsi dhe…

“Unë i jepja lekë për fëmijët, ajo bënte qerpikët”, ish-vjehrra e 33-vjeçares nga Durrësi në ‘Shqipëria Live’: Nipërit me zgjebe, nusja më kërcënoi (Video)

Ish-vjehrra e 33-vjeçares Blerina Basha, e cila akuzohet për keqtrajtim për tre fëmijët e saj të mitur, ka reaguar për ‘Shqipëria Live’ me Sidorela Gjonin. Ajo ka…

Ishte duke dhënë vendimin, gjyqtarja qëllohet nga ish-bashkëshorti brenda sallës së gjyqit, dërgohet me urgjencë në spital

Një gjyqtare turke u qëllua dhe u plagos brenda një gjykate në Stamboll të hënën nga ish-bashkëshorti i saj, gjithashtu një oficer gjyqësor. Personi i dyshuar për…

“Një romacë e papritur në punë”, Horoskopi javor nga Meri Gjini: Këto ditë përcaktojnë financat për vitin 2026

Astrologe Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për javën në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova. Kjo është…

Ngjarje tr*nditëse! Gjenden pesë K0KA njerëzish të v*rur në plazh (Detaje)

Policia ekuadoriane tha të dielën se ka hapur një hetim për zbulimin e pesë k.okave njerëzore të lëna të v.arura në sy të publikut, së bashku me…

“Kam tentuar ta kontaktoj por…”/ Menaxheri i Erik Lloshit thyen heshtjen: Bashkëshortja e tij nuk ka qenë …

Hyrja e Erik Lloshit në “Big Brother VIP Albania 5” duket se ka trazuar jo pak marrëdhënien e tij me bashkëshorten, Rominën. Menaxheri i artistit, Anton Prendi,…