Paratë dhe dashuria ecin bashkë këtë javë! Meri Shehu paralajmëron datën më të vështirë

Afërdita në Peshore sjell shumë romancë dhe dashuri, por prek edhe financat. Kjo javë nis me pak vështirësi, thotë Meri Shehu në programin “Rudina” në Tv Klan duke paralajmëruar lajme të rëndësishme që do të na vijnë në vesh. Veç ditës së nesërme, edhe data 17 kërkon kujdes për të shmangur të papritura në marrëdhënie ose në çështjet e lidhura me paratë.

Meri Shehu: Afërdita në Peshore futet nesër dhe na jep ngjyrime të bukura. Gjërat që duam i kemi për të na bërë të ndihemi mirë. Kemi të bëjmë shumë me çështjet e bashkëpunimeve dhe me të tjerët, do të dëgjojmë lajme të rëndësishme për lidhje, ndarje, bashkime, kthime të situatave në çift. Fillimi është pak zhgënjyes sepse përballet me Neptunin në Dash, pastaj rregullohet ditët e tjera. Në datën 17 duhet të kemi kujdes nga Jupiteri që bën një lidhje të vështirë me Diellin në Peshore.

Dashi – 4 yje

Dashi do të merret shumë me Afërditën sepse do ta ketë përballë. Ka edhe Neptunin kështu që do zhgënjejë, do të zhgënjehet, por do të marrë edhe famën e meritën e lidhjeve të këndshme. Nuk do të jetë rutinë, do të ndryshojë shumë jeta emocionale e ekonomike. Ditët e para është e vështirë, pastaj qetësohet. Kujdes në datën 17 në çështje familjare e biznesi.

Demi – 2 yje

Do t’u rregullohet përditshmëria shumë në punë, në rrugëtime pune, me njohje erotike në ambientin e punës ose shëndet, datën 17 duhet ta kenë shumë kujdes sepse mund të kenë një shkëputje pune ose detyrimin e një gjendjeje psikologjike jo shumë të mirë. Mos të marrin vendime shumë të rëndësishme.

Binjakët – 3 yje

Afërditën e kanë në shenjën e dashurisë, do të ndihen shumë të dashuruar, por do të kenë një problem ekonomik në datën 17 ose do të marrin një super eufori, do të japin shumë nga vetja, nuk do t’i kontrollojnë situatat, kështu që mund të humbësh disa gjëra që vërtet nuk i mendon. Do të jetë një epokë erotike.

Gaforrja – 4 yje

Do të shkëlqejnë në lidhje me karrierën, artin, publicitetin. Nesër është pak ditë zhgënjyese, por do të bëhen pak idealistë dhe t’i shohin gjërat bukur. Do të shikojnë një ngritje në jetën e tyre profesionale, erotike, ekonomike. Në datën 17 të kenë kujdes Gaforret e lindura në 10-ditëshin e tretë se mund të ketë një humbje, shkëputje, shkarje të situatave që mendojnë se i kanë nën kontroll, sidomos në çështje familjare e karriere.

Luani – 3 yje

Do të kenë takime të këndshme, lajme të mira, do të jenë në humor të mirë. Nesër mund t’u prishet humori nga një çështje ligjore, studimore, udhëtim që nuk shkon siç duhet apo shpenzojnë shumë para, por gjërat më vonë do të rregullohen e stabilizohen. Kujdes nga një prapaskenë pune në datën 17 ose një çështje shëndetësore

Virgjëresha – 2 yje

Kanë një pasiguri në këtë periudhë në mënyrën sesi do të menaxhojnë energjitë, paratë, dita e nesërme nuk është shumë e favorshme. Ka një pasiguri nga miqtë, në mbështetje prej tyre apo në punë që del nga kontrolli rreth datës 17. Në vija të përgjithshme do të ecë shumë mirë me anën ekonomike. Nesër u rrëshqet diçka, nuk janë të kujdesshëm dhe në datën 17 dikush nuk u del aty ku duhet apo nuk u jep mbështetjen që kanë nevojë.

Peshorja – 3 yje

Kanë Afërditën në shenjën e tyre, do të kenë sharm, mirënjohje, shanse, do të lidhen e bashkohen. Nesër kujdes në dashuri. Në datën 17 kujdes në një çështje të rëndësishme familjare e karriere.

Akrepi – 4 yje

Kanë Marsin në shenjën e tyre, Peshorja u mundëson mirëqenie psikologjike dhe asgjë nuk i mposht. Marsi luftarak, Afërdita në Peshore i bën të mbrohen mirë dhe nesër të kenë kujdes në një çështje pune ose diplomacie që u del pak nga kontrolli.

Shigjetari – 3 yje

Do të ecin shumë mirë, por do të kenë një problem ekonomik në datën 17 që po iu rrëshqiti, nuk e marrin veten për muajt në vijim ose një çështje personale, kështu që duhet të shikojnë mirë çfarë humbin e fitojnë dhe mos të bëhen euforikë. Afërdita në Peshore u garanton emër, festa, argëtim, njohje, shoqëri të reja, promovim të punëve të tyre.

Bricjapi – 3 yje

Është një moment shumë i rëndësishëm në çështjet familjare, rregullojnë marrëdhëniet që s’i kanë pasur të mira apo shitblerje, por fillojnë edhe një bashkëjetesë. Fillimi i javës do të jetë i vështirë, do të kenë një përplasje ose pasiguri dhe në vijim do të rregullohet kjo bashkëjetesë.

Ujori – 4 yje

Afërdita në Peshore është një nga simbolikat e bukura për ta, nuk mërziten edhe sikur të ndahen nga dikush se do të njohin shumë të tjera. Do të kenë periudhë me shumë fat, shanse e mundësi. Nesër dikush mund t’u thotë disa fjalë më shumë. Me këtë eufori që kanë marrë, mund t’u japin fund një marrëdhënieje që i ka zhgënjyer. Kujdes në çështjet e punëve në datën 17.

Peshqit – 4 yje

Idealistët më të mëdhenj të kësaj kohe, sidomos në çështjet ekonomike. Çdo gjë rrotullohet rreth dashurisë dhe ekonomisë, i duan të dyja. Nesër s’është dita për të dyja, vetëm për njërën kështu që duhet të zgjedhin. E mërkura është për të dyja, por kujdes në datën 17 sepse një person i tretë mund t’u prishë punë edhe te njëra, edhe te tjetra./tvklan.al

Related Posts

“Njerëzit nuk do të nevojiten për…”, Bill Gates: Si do ndikojë inteligjenca artificiale për 10 vitet e ardhshme

Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, vazhdon të mbetet një nga zërat më me ndikim në botën e teknologjisë, edhe pse ka reduktuar aktivitetin e tij profesional. Në…

Nxënësit mësonin anglisht me “aromë rakie”, pushohet nga puna mësuesi që shkonte në punë i dehur

Në redaksinë e emisionit investigativ “Fiks Fare” ka mbërritur një ankesë nga disa nxënës të gjimnazit “Rifat Manjani” në Durrës, të cilët akuzojnë mësuesin e tyre të…

‘Dy krena, një shqipe’! Kryeministri Rama përshëndet Dardanët për fitoren e bukur ndaj Suedisë

Pas fitores së Shqipërisë në Leskovac ndaj Serbisë, vetëm një ditë më pas, erdhi një tjetër sukses i madh. Kosova mundi 0-1 Suedinë në kualifikueset e botërorit,…

Triumfi historik i Shqipërisë në Serbi – Grida Duma ben ate qe nuk imagjinohej

Fitorja historike e Shqipërisë në Leskovc kundër Serbisë është padyshim momenti më i përfolur në vend ditët e fundit, jo vetëm për afrimin e kuqezinjve në një…

Paqsori ndërroi jetë, familja reagon me dh*mbje! E trishte ajo cfare po u ndodh Genardit dhe Sonidës pasi moren vesh vd*kjen

TIRANË- Paqsor Hajdini, babai i personazhit të rrjeteve sociale, Genard Hajdini, ndërroi jetë pak ditë më parë, në moshën 74-vjeçare. Lajmi i trishtë erdhi vetëm dy muaj…

Ndodh MREKULLIA? Vijnë lajme fanstastike për shëndetin e Schumacher! Gazetari francez: Ja çfarë kam mësuar

Michael Schumacher mbetet në zemrat e tifozëve të Formula 1, jo vetëm të tifozëve të Ferrarit. Historia e tij jashtë garave i ka prekur të gjithë. Gjermanit…