A do të flasë Aldo Avdylaj?! Ervis Martinaj u pa për herë të fundit në zonën e tij, 3 vjet nga zhdukja e mbretit të kumarit në Shijak

Aldo Avdylaj alias Elidon Avdylaj, një 37 vjeçar me banim në Shijak dhe i kërkuar nga autoritetet e drejtësisë për disa ngjarje të rënda kriminale, është arrestuar këtë martë nga Forcat Speciale RENEA në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë.

Anëtari i grupit të Shijakut që drejtohej nga xhaxhai i tij edhe përse kërkohej ngado, kishte vendosur të fshihej në një nga zonat më të populluara të Tiranës, ndërsa në momentin e arrestimit, i është gjetur një armë zjarri “Beretta” të cilën e mbante nën jastëk, në krevatin ku flinte.

Aldo Avdylaj akuzohet zyrtarisht se ka koordinuar veprimet për ekzekutimin e shtetasit Edmir Bregu alias Ilir Kuçi (Maloku) në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2021 me porosi të kreut të grupit të Shijakut, Astrit Avdylaj, pasi Ilir Kuçi kishte tentuar t’i vriste nipin, të arrestuarin e sotëm Aldo Avdylaj.

Në shenjë hakmarrje, grupi i Shijakut veproi menjëherë dhe e ekzekutoi “Malokun” para shtëpisë.

Mirëpo, kjo nuk është ngjarja e vetme për të cilën 37 vjeçari ishte në kërkim. Ai i fshihej Policisë së Shtetit dhe SPAK sepse emri i tij rezulton mes anëtarëve të 7 grupeve kriminale që u goditën një vit më parë, si rrjedhojë e zbërthimit të mesazheve në “Sky ECC”.

Në qendër të këtyre grupeve kriminale ka qenë ai i të shumëkërkuarit nga drejtësia, Ervis Martinajt. Sipas SPAK mësohet se Martinaj kishte bërë aleancë me grupin kriminal i cili vepronte në qytetin e Lezhës dhe drejtohej nga ish deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ndoka.

Dy grupet kriminale, ai i Martinaj dhe i Ndokës kanë rekrutuar vrasës me pagesë të cilët veprojnë kryesisht në zonën e Fushë-Krujës dhe atë të Burrelit, për të hequr qafe disa nga kundërshtarët e tyre, si Durim Bami, Fatmir Hyseni, etj.

Në ndihmë të Martinaj dhe Ndokës kanë ardhur dhe Emiljano Shullazi se Aldo Avdylaj, të cilët edhe pse në kushtet e lirisë së kufizuar sepse i pari ëhstë dënuar me disa vite burg dhe i dyti (në atë kohë) ishte në “Arrest në shtëpi”, ndihmuan dy kokat e grupeve kriminale për të ekzekutuar një tjetër eksponent të krimit, Durim Bamin.

Astrit Avdylaj dhe vëllai i tij, dyshohen se kanë gisht në disa atentate mafioze të ndodhura nga viti 2019 dhe në vijim. Gjithashtu, grupi i Shijakut anëtar i të cilit është dhe Aldo Avdylaj, dyshohet se është i lidhur dhe me zhdukjen e biznesmenit të basteve Ervis Martinaj, pasi gjurmët e fundit të tij kanë qenë në këtë zonë.

A do të flasë Aldo Avdylaj?! Ervis Martinaj u pa për herë
Astrit Avdylaj
Të dy vëllezërit janë marrë në pyetje nga Prokuroria e Kurbinit dy vite më parë, kur Ervis Martinaj u zhduk. Jasim dhe Astrit Avdylaj në atë kohë mohuan të kenë pasur kontakte për të strehuar biznesmenin e basteve, sepse ishin në “Arrest shtëpie” dhe monitoroheshin nga Policia e Shtetit.

Ndërkohë, siç ka dalë nga përgjimet e thyera nga SPAK të platformës “Sky ECC”, Astrit Avdylaj i kishte vënë në dispozicion nipin Ervis Martinajt, për të gjetur e vrarë Durim Bamin. Aldo Avdylaj ka komunikuar me mbretin e kumarit, por vrasja e vëllezërve Bami nuk u realizua.

A do të flasë Aldo Avdylaj?! Ervis Martinaj u pa për herë
Aldo Avdylaj alias Elidon Avdylaj
Gjurmët e Ervis Martinaj humb in përfundimisht në zonën e Shijakut. Prej datës 10 Gusht 2022, kur raportohet se ka udhëtuar drejt Shijakut, Ervis Martinaj rezulton i zhdukur pa gjurmë dhe për këtë fakt, familja ka bërë në të njëjtën datë kallëzim në Policinë e Lezhës.

Mbetet për t’u parë nëse Aldo Avdylaj do të flasë dhe do të tregojë para prokurorëve se çfarë ka ndodhur me njeriun që për muaj me radhë ishte në qendër të diskursit publik, politik e mediatik në Shqipëri, për shkak të influencës së madhe që kishte dhe mënyrës sesi u zhduk. Newsbomb.al

Related Posts

E TM*RRUAR dhe duke ulëritur, gruaja rr*mbehet nga një person i pa identifikuar (Video)

Policia e Witchita-s në SHBA, ka kërkuar ndihmën e publikut për të identifikuar një grua që dyshohet se u rrëmbye me forcë nga një burrë në orët…

“Kur dha vendimin, m’u errën sytë!” – Vrau Astrit Kalanë në sallën e gjyqit, zbardhet dëshmia e Elvis Shkambit: “Në çdo institucion shkoja i ar’matosur

Emisioni “Në Shënjestër” ka sjellë dëshmi të pazbuluara më herët nga dosja hetimore për vrasjen e gjyqtarit të Apelit Astrit Kalaja. Një nga pikëpyetjet më të mëdha…

Mori me qira apartamentin në Tiranë ku fshihej Aldo Avdylaj, arrestohet në Durrës bashkëpunëtori i tij

Në një operacion të zhvilluar në Qarkun e Durrësit, autoritetet kanë arrestuar Dorjan Sherifin, i cili kishte marrë me qira shtëpinë ku strehohej Aldo Avdyli. Ky i…

Dumani paralajmëron: Një tjetër kryebashkiak në rrjetën e drejtësisë!

Altin Dumani, kreu i SPAK, tha se është nën hetim për korrupsion aktiv një kryebashkiak. Në raportimin e tij në Komisionin e Ligjeve u pyet nga deputeti…

“Unë vr*s 10 nëse më thua ti…”!, si u arr*stua në Tiranë Aldo Avdylaj, nipi i Astrit Avdylaj i kërkuar për at*ntat

Aldo Avdylaj, i njohur si nipi i Astrit Avdylajt, te akuzuar nga SPAK si pjese e grupeve te Shijakut, u arrestua diten e sotme ne Tirane ne…

Plane për ditën e nesërme? Njihuni fillimisht me motin: Përgatituni për …

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e vranësira të pakta, hera-herës deri mesatare në relievet…