Cmenduri! Dy 16 vjecare hapin v*rrin e vjetër në Pogradec, policia tm*rrohet kur shikon cfare i bënin

Policia e Pogradecit ka finalizuar një operacion hetimor që ka çuar në arrestimin e dy 16-vjeçarëve, të cilët dyshohet se janë autorët e një ngjarjeje të rëndë të ndodhur në muajin maj të këtij viti. Sipas njoftimit zyrtar, të miturit kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një banese, duke goditur shtëpinë e një 42-vjeçari që ushtron detyrën e inspektorit të pyjeve pranë Bashkisë së Pogradecit.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja ka qenë e qëllimshme, ndërsa pas të shtënave, autorët janë larguar me shpejtësi dhe kanë shkuar në varrezat e qytetit, ku kanë hapur një varr të braktisur për të fshehur armën e krimit, një automatik të llojit kallashnikov. Pas një periudhe disa mujore ndjekjeje dhe punë operative, policia ka arritur të zbulojë vendndodhjen e armës, duke e sekuestruar së bashku me një sasi municioni luftarak dhe gëzhoja të modelit 56, të cilat përputhen me armën e përdorur në ngjarje.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se njëri nga 16-vjeçarët është person i njohur për policinë, pasi më herët ka qenë i proceduar për plagosje me thikë ndaj një bashkëmoshataripas një konflikti banal. Për këtë arsye, hetuesit po verifikojnë nëse i mituri ka qenë pjesë e ndonjë grupi të strukturuar të të rinjve që mbajnë armë në zonë, apo nëse ngjarja lidhet me ndonjë hakmarrje ose presion ndaj inspektorit të pyjeve, i cili në ushtrim të detyrës së tij ka bllokuar shpesh raste të prerjeve të paligjshme të druve në zonat malore të Pogradecit dhe Çervenakës.

Në banesën e njërit prej të rinjve, gjatë kontrollit të ushtruar nga forcat e rendit, u gjetën gjithashtu fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe disa prova të tjera materiale që do t’i nënshtrohen ekspertizës balistike. Ndërkohë, Policia ka bërë me dije se hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht motivin e ngjarjes dhe për të identifikuar persona të tjerë që mund të kenë ndihmuar autorët në fshehjen e provave.

Të dy të arrestuarit do të përballen me akuzat për “Vrasje të mbetur në tentativë”, “Mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit luftarak” dhe “Prishje e varreve”, ndërkohë që materialet i janë referuar Prokurorisë së Pogradecit për veprime të mëtejshme procedurale, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

‘Na fike, Elvis!’ Momenti dramatik pas tragjedisë në gjykatën e Apelit

Pas ekzekutimit të gjyqtarit Astrit Kalaja, autori Elvis Shkëmbi ka përjetuar një tronditje të rëndë psikologjike kështu thuhet në dosjen hetimore të prokurorisë. Sapo ka dalë në…

Investigimi i The Times: Mafia shqiptare përdor zhytës ushtarakë për të fshehur k*kainën poshtë anijeve

ANGLI- Një investigim i prestigjozes britanike The Times ka zbuluar metodat e reja se si mafia shqiptare po transporton k0kainën nëpër botë. Në artikullin e The Times,…

E trishtë! Shpëtoi dy fëmijë nga m’bytja, vd’es pas tre muajsh në koma shkodrani

Shkodër, 14 Tetor 2025 Shkodra është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen nga jeta të Arjan Krajës, punonjës i OSSH-së, i cili ndërroi jetë pas një…

Arrestimi i Ilir Metës, Dumani: Linte shumë për të dëshiruar, por nuk jemi ne përgjegjës

Në listën e gjatë të pyetjeve që Tedi Blushi kishte përgatitur për Altin Dumanin, ishte dhe ajo mbi çështjen e arrestimit të ish-presidentit Ilir Meta. Dumani vendosi…

E RËNDË! Vd*sin 22 fëmijë nga përdorimi i këtij shurupi

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka lëshuar një paralajmërim në lidhje me tre shurupe për kollën të prodhuara në Indi, pasi të paktën 22 fëmijë vdiqën në…

Të vërtetat që morën me vete gjyqtarët e vr*rë për çështjen e pronave/ Pse u v*ra Konomi dhe Koçi?

Emisioni “Në Shënjestër” ka trajtuar këtë të martë disa ngjarje të rënda në vite që lidhen me vrasjet e disa gjyqtarëve të njohur në systemin e drejtësisë,…