“Unë vr*s 10 nëse më thua ti…”!, si u arr*stua në Tiranë Aldo Avdylaj, nipi i Astrit Avdylaj i kërkuar për at*ntat

Aldo Avdylaj, i njohur si nipi i Astrit Avdylajt, te akuzuar nga SPAK si pjese e grupeve te Shijakut, u arrestua diten e sotme ne Tirane ne zonen e Liqenit Artificial.

Ai akuzohej si organizator dhe urdherues i atentatit ndaj Edmir Bregut per hakmarrje.

Prova kryesore e prokurorise, vec tjerave, ishte një përgjim ku Aldo Avdylaj, thotë: Unë vras 10 vetë nëse thua ti.-nje komunikim ne Sky ECC ku mendohet se fliste me Astrit Avdulajn.

Aldo alias Elidon Avdulaj, ishte shpallur në kërkim nga SPAK pas operacionit më 2 tetor, ku u godit grupi i Aleksandër Lahos (Rrumi i Shijakut) dhe i Astrit Avdylajt.

“Unë vras 10 nëse më thua ti…”!, si u arrestua

Aldo Avdylaj akuzohet se ka organizuar dhe bashkëdrejtuar grupin me Astrit Avdylajn për vrasjen e Edmir Bregut në vitin 2021 në Durrës.

Diten e sotme si u kap nga Forcat Operacionale pasi fshihej në një apartament pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë.

Alfred Doka dhe Ermir Dedja vepruan si ekzekutorë të Edmir Bregut në 2021 në Durrës, ngjarje që u zbardh një ditë më parë nga SPAK.

Porositësi i vrasjes, sipas Prokurorisë, dyshohet se ishte Astrit Avdylaj në shenjë hakmarrjeje për tentativën për të vrarë nipin e tij, Aldo Avdylaj. Alfred Doka është shpallur në kërkim, ndërsa Dedja, 29-vjeç, u ekzekutua më 20 maj të këtij viti në Durrës.

Anëtari i bandës së Avdylajve u vra pranë një qendre shëndetësore teksa po lëvizte në këmbë. Ai u qëllua me plumba kallashnikovi nga një makinë tip “Seat”. Autorët nuk dihen ende por policia ka identifikuar 5 persona si të përfshirë në ngjarje.

Dy janë vënë në pranga, Erion Ndoni, 36-vjeç dhe Klodian Berisha, 35-vjeç, të cilët akuzohen se kontrabanduan automjetin që u përdor nga autorët.

Në kërkim është shpallur 33-vjeçari Xhuljano Dyrmishi për sigurim të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje dhe për kontrabandë të mallrave.

Dy të tjerët, një shqiptar dhe një maroken, u shpallën në kërkim dy ditë pas ngjarjes së rëndë me akuzën e sigurimit të kushteve për të kryer vrasjen.

Vrasja e Edmir Bregut u zbardh pas përgjimeve në Sky ECC të grupit kriminal të Astrit Avdylajt dhe Aleksandër Lahos, i njohur ndryshe edhe si “Rumi i Shijakut”.

SPAK thotë se si drejtues dhe koordinator i grupit të strukturuar kriminal, dyshohet të jetë Aldo Avdylaj, si ndihmës dyshohet të jetë Enea Kume (vëllai i deputetit të PS Loer Kume ).

Ekzekutorët ishin Alfred Doka dhe Ermir Dedja. SPAK po heton gjithashtu që në këtë vrasje mund të jenë të përfshirë edhe persona të tjerë.

Edmir Bregu alias Ilir Kuçi, 32 vjeç, ishte me origjinë nga Kukësi dhe jetonte në zonën e ish-Kënetës në Durrës.

Pasditen e 23 janarit 2023, ai po qarkullonte me makinën e tij tip “Porsche Cayene” në lagjen nr.16 të Durrësit. 32-vjeçari u ekzekutua me dy plumba, një në kokë dhe një në gjoks sapo zbriti nga makina e tij.

Njoftimi:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Ghosts”.
Operacioni u zhvillua nga DVP Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh dhe Forcat Speciale “RENEA”.

Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Në pranga 37-vjeçari nga Shijaku, i akuzuar si pjesëtar i një grupi kriminal për krime kundër personit.

Gjatë ndërhyrjes në banesën ku fshihej 37-vjeçari, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim, strukturat operacionale të Policisë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një shtetas në kërkim, me rrezikshmëri të lartë shoqërore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ghosts”.

Në kuadër të operacionit, Forcat Operacionale të DVP Durrës, në bashkëpunim me DFPO dhe Forcat Speciale “RENEA”, në afërsi të Liqenit të Thatë, kapën dhe vunë në pranga shtetasin E. A. alias A. A., 37 vjeç, banues në Shijak.

Ky shtetas akuzohet nga GjKKO-ja, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer për hakmarrje, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet procedurale iu referuan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Related Posts

HOROSKOPI JAVOR (16-22 mars 2026): Parashikimi dhe Renditja e shenjave sipas FATIT

Renditja e shenjave më me fat të javës nga 16 deri më 22 mars 2026: këto janë ditët e fundit të Mërkurit në lëvizje retrograde, gjë që…

I riu nga Sanxhaku dëshmon se ka rrënjë shqiptare, kush është Tahir Zahitoviq?

Aktivistja dhe veprimtarja e re Armina Nuraj nga Sanxhaku, gjegjësisht Pazari i Ri(Novi Pazari) ka intervistuar një të ri nga ky rajon që deklarohet dhe dëshmon se…

“Nuk e dimë nëse është gjallë”, Irani pas deklaratës së Trump: Mojtaba Khamenei është shëndoshë e mirë

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, deklaroi në një intervistë për Alaraby Aljadeed se Mojtaba Khamenei është në shëndet të mirë dhe në kontroll të plotë të…

“Më përdh*nuan në grup dhe më filmuan”/ 17-vjeçarja tregon momentet e t’merrit: Ishin 5 persona, më futën në një dhomë

Një ngjarje e rëndë është raportuar nga mediat greke, ku një 17-vjeçare pretendon se është përdh*nuar nga disa persona. Sipas informacioneve, incidenti është raportuar nga dy të…

Çfarë i ka thënë Gretës pas eliminimit nga BBV 5? Babai i Selin: Kam folur me të, ajo është…

Ditën e sotme ka qenë në një lidhje telefonike me emisionin “Fan Club” babai i Selin, Toni Bollati. Ai ka komentuar ngjarjet që kanë ndodhur në shtëpinë…

PAMJET/ Valë suImesh izraelite ndaj objektivave iraniane, Teherani nis suIme hakmarrëse me dronë ndaj lzraeIit

Valët e sulmeve mes Izraelit dhe Iranit vazhdojnë. Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) njoftuan se kanë nisur një valë të madhe sulmesh kundër objektivave iraniane në perëndim…