Operacion i bujshëm në Tiranë: Kapet i kërkuari i rrezikshëm që fshihej pas maskës!

Tiranë, 15 Tetor 2025 Policia e Shtetit ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Identikiti”, të zhvilluar nga Forca e Posaçme Operacionale në bashkëpunim me Policinë e Shkodrës dhe Komisariatin nr. 4 në Tiranë. Në kuadër të operacionit u arrestua Fatjon Bruçi (alias Fatjon Bruci), 29 vjeç, një individ me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe me precedentë penalë. Ai u lokalizua në lagjen “5 Maji” në Tiranë, teksa lëvizte me një automjet tip “Audi”.

Sipas Policisë, më 29 gusht 2025, Bruçi kishte tentuar të kryente një grabitje të armatosur në një argjendari në lagjen “Vasil Shanto” të Shkodrës, duke përdorur një maskë skafandër për t’u kamufluar. Në momentin e ndalimit, policia i gjeti lëndë narkotike të dyshuar si Cannabis Sativa, ndërsa në banesën e marrë me qira në Tiranë u zbuluan:

Një armë zjarri tip pistoletë,

Dy maska silikoni,

Municion luftarak,

Pajisje për përpunimin e drogës,

550 dollarë false,

Shuma të tjera parash dhe aksesorë kriminalë.

Bashkë me të, u arrestuan edhe Xhonatan Deliu (21 vjeç) dhe Enri Elezi (19 vjeç), të cilët ndodheshin në automjet si pasagjerë. Ata akuzohen për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Gjykata e Shkodrës kishte vendosur më herët për Bruçin masën “Arrest në burg”, për “Vjedhje me armë, mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Policia njofton se hetimet për veprimtarinë kriminale të këtij grupi do të vijojnë.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…