Prokurori i Tiranës: “Djali im me atlete të grisura, vajza e koleges me Cartier në TikTok!”

Një mesazh i fortë, me tone zhgënjimi dhe revoltë, ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një prokuror i Tiranës, i cili denoncon pabarazitë e mëdha që ekzistojnë edhe brenda vetë institucioneve të drejtësisë.

Në mesazhin e tij, ai tregon se prej shumë vitesh punon me ndershmëri në Prokurorinë e Tiranës, me orë të gjata dhe përkushtim maksimal, por jeton me vështirësi ekonomike, duke e mbajtur familjen me dy paga, të tijën dhe të bashkëshortes. Ndërkohë, siç shkruan ai, disa kolegë të tij “hedhin valle” me çanta të shtrenjta, bluza firmato dhe syze luksi, ndërsa fëmijët e tyre shfaqen në rrjete sociale duke bërë jetë luksi.

Prokurori ndalet konkretisht te vajza e një prokuroreje të njohur në Tiranë, Mirela Cano Zavalani, duke përmendur emrin e saj dhe të vajzës, Anxhela Zavalani, e cila sipas tij shfaqet në video në TikTok me veshje e aksesorë të shtrenjtë. Ai tregon me dhimbje se vajza e tij 14-vjeçare e pyet pse nuk mund të vishet si fëmijët e kolegëve të tij, ndërsa ai e këshillon që një ditë do të mund t’i blejë vetë me ndershmëri.

Në fund të mesazhit, prokurori thekson se djali i tij 18-vjeçar shkon në shkollë “me atlete të grisura”, ndërsa ndien neveri kur sheh pasurinë dhe arrogancën e fëmijëve të disa kolegëve që, sipas tij, “e kanë harruar se çfarë është ndershmëria”.

Mesazhi i plotë:

Përshëndetje JOQ. Jam prokuror në Prokurorinë e Tiranës, jam i punësuar këtu falë shumë orëve të punës, orar pa orar dhe ndershmërisë sime. Dua të ndaj me ju sot një shqetësim që kemi të gjithë ne, njerëzit e ndershëm që punojmë në zyra të shtetit shqiptar. Ndërsa ne i gëzohemi punës që bëjmë dhe marrim një rrogë normale, disa të tjerë hedhin valle me çanta të shtrenjta, me syze Cartier dhe me bluza Vetements, me çmime që jo çdo njeri mund t’ia përballojë kuleta.

Unë jam shumë i sforcuar ndaj fëmijëve të mij, sepse jemi vetëm me dy rroga në familje, pra unë dhe bashkëshortja ime. Ndërkohë, fëmijët e mi shohin në TikTok fëmijët e kolegëve tanë duke bërë tangerllik, dhe ne rrijmë gjithë natën duke menduar se kur mund të vijë dita që edhe fëmijët tanë të kenë mundësi të vishen me firma të ndryshme.

Me shumë vite punë si prokuror në Prokurorinë e Tiranës, unë vazhdoj ende të blej veshje për familjen time tek tregu i ‘5 Majit’. Vajza ime 14 vjeçe, me shumë të drejtë, më kërkon llogari dhe më thotë: ‘Babi, pse s’mund të vishemi edhe ne si fëmijët e kolegëve të tu?’ Dhe shumë i prekur, i jap një përgjigje: ‘Kur të mbarosh universitetin, babi do gjesh një punë shumë të mirë që, fatmirësisht, në bazë të rezultateve të punës dhe lodhjes do të shpërblehesh, dhe atëherë do kesh mundësi të blesh gjërat që do. Sepse ne s’mund të jemi si vajza e Mirela Cano Zavalanit. Videoja e vajzës së prokurores së Tiranës, Mirela Zavalani, Anxhela Zavalani e ka emrin, është shembull i asaj çfarë shohim çdo ditë. Unë jam prokuror. Djali im 18 vjeç shkon në shkollë me atlete të grisura. Kjo bën tangerllik në TikTok.

 

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…