Refuzuan dëbimin, banorët mbushin me gaz shtëpinë: Vriten 3 policë, plagosen 15 të tjerë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur provincën e Veronës në orët e para të mëngjesit të së martës, ku një shpërthim i fuqishëm shkatërroi një shtëpi në zonën Castel d’Azzano, duke lënë të vdekur tre karabinierë dhe duke plagosur 15 persona të tjerë, mes tyre efektivë të policisë dhe ushtarakë.

Viktimat e kësaj ngjarje tragjike janë: Marco Piffari, 56 vjeç, Valerio Daprà, 56 vjeç dhe Davide Bernardello, 36 vjeç. Ndërkohë, njëmbëdhjetë karabinierë dhe katër oficerë policie ndodhen të shtruar në spitalet lokale me lëndime të rënda, por jo kërcënuese për jetën.

Sipas raportimeve paraprake, shpërthimi ndodhi në momentin që policia po tentonte të hynte në banesën e tre vëllezërve e motrës Ramponi, të cilët prej muajsh kishin refuzuar të evakuoheshin nga banesa që u ishte sekuestruar për shkak të problemeve me borxhet dhe hipotekën. Shpërthimi u shkaktua nga një bombol gazi, e aktivizuar në çastin që efektivët hapën derën e shtëpisë.

Forcat Speciale të Karabinierëve dhe njësia UOPI, e specializuar në ndërhyrje të rrezikshme, kishin mbërritur në zonë për të zbatuar urdhrin e gjykatës, ndërsa në vend ishin të pranishëm edhe ambulanca dhe zjarrfikës, të cilët kishin marrë masat për çdo emergjencë të mundshme. Por askush nuk e kishte parashikuar përmasën shkatërruese të sulmit.

Ngjarja nuk ishte plotësisht e papritur. Familja Ramponi: Franco, Dino dhe Maria Luisa, fermerë të moshës së tretë, kishin kryer dy akte të ngjashme vitin e kaluar, ku kishin kërcënuar të hidheshin në erë me gaz në momentin e ardhjes së përmbaruesve. Ata madje ishin ngjitur edhe në çati, duke kërkuar ndërhyrjen e zjarrfikësve dhe policisë. Pas asaj ngjarjeje, u vendosën në paraburgim, por u lanë të lirë më pas.

Sipas Prokurorisë së Veronës, në banesë ishin gjetur dëshmi për përgatitje koktejesh molotov, duke e përforcuar pistën e një akti të paramenduar dhe kriminal.

Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa u dëgjua në një rreze prej 5 kilometrash dhe shkaktoi shembjen totale të shtëpisë dykatëshe, duke zënë poshtë pjesëtarët e forcave të rendit që ndodheshin aty pranë.

Tre të dyshuarit Franco, Dino dhe Maria Luisa Ramponi janë identifikuar si përgjegjës të mundshëm të atentatit dhe hetimet janë përqendruar për të zbuluar nëse shpërthimi është kryer me vetëdije për të shkaktuar viktima, apo ishte thjesht një akt dëshpërimi me pasoja të rënda. Aktualisht, prokuroria ka nisur hetimin për vrasje të shumëfishtë, plagosje të rëndë dhe shkatërrim me eksploziv, ndërkohë që trupat e viktimave janë nxjerrë nga rrënojat dhe po kryhen procedurat e identifikimit dhe autopsisë.

 

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…