Pjesë nga dosja hetimore/ 3 vjeçari u mbajt 8 orë nën efektin e narkozës, prindërve ju pre faturë edhe për…

Doktori ******* ******* u tha që do t’i bënin një gjilpërë me qetësues, i cili ishte i lehtë nga ata që përdoren për t’i vënë fëmijët në gjumë dhe pasi ka bërë gjilpërën në krah dhe pas rreth 5 minutash djali u këput dhe mbylli sytë. Një vajzë infermiere e ka marrë djalin dhe ka zbritur poshtë te shkallët dhe në këtë kohë ora ka qenë 10.25. Në këtë moment të pranishëm kanë qenë shtetasi Bledar Spahiu, bashkëshortja e tij ******* Xahxho, babai i tij, doktorët ******* dhe Rolandi, dhe një vajzë që mori lekët më pas dhe dy infermierë. Pas këtij momenti doktoreshë ******* në prezencën e recepsionistes u tha për të kryer pagesën 300 euro të anestezisë, të cilën shtetasi Bledar Spahiu e bëri duke ia dhënë lekët recepsionistes. Pastaj i dha disa letra për të firmosur duke i thënë që këto ishin për konsensusin për procedurë. Shtetasi Bledar Spahiu i ka firmosur të gjitha vetë por në emrin e bashkëshortes, pasi ajo kishte kartën e identiteti me vete. Gjithashtu doktoreshë ******* i tha që pagesën për dhëmbët do e bënin në fund të procedurës së ndërhyrjes. Ata dolën jashtë dhe pritën tek shkallët e jashtme të ndërtesës.
Rreth orës 13.00, duke qenë se shtetasi Bledar Spahiu u shqetësua i ka rënë derës së hyrjes në katin e dytë dhe ka dalë recepsionistja, e cila i tha që mjekët janë në sallë dhe po vazhdohet puna. Pastaj rreth orës 15.00 kanë trokitur përsëri dhe ka dalë recespionistja dhe doktoresha ******* *******, ku kjo e fundi tha që djali mbaroji rregullimin e dhëmbëve dhe po prisnin t’i dilte narkoza, ndërkohë që shtetasi Guri Spahiu i ka thënë asaj që duhet të bisedonin me doktorin. Pas 5 minutash, rreth orës 15.20, ka dalë doktori ******* *******, para derës hyrëse në katin e dytë, i cili u ka thënë shtetasve Bledar Spahiu, Guri Spahiu dhe Elsi Qosja që çdo gjë shkoi në rregull dhe do prisnin sa t’i dilte narkoza.

Rreth orës 17.15, ata trokitën përsëri te dera ku ka dalë prapë recepsionistja, e cila u tha që po prisnin t’i dalë narkoza. Rreth orës 18.00 përsëri i kanë rënë ziles dhe me ngulm i kanë kërkuar që të futeshin brenda për të parë djalin, dhe në këtë moment, shtetasit Bledar Spahiu, ******* Spahiu dhe Guri Spahiu kanë hyrë në sallonin e katit të dytë ku ishin edhe në mëngjes dhe pasi kanë pritur 5 minuta, ka ardhur doktoreshë ******* dhe më pas një infermiere, që ka shoqëruar shtetasen ******* Spahiu, në një dhomë për të parë djalin Brian, e cila ndodhej tek pavioni që e kishte derën hyrëse përballë sallonit. Ndërkohë doktoreshë ******* i ka dhënë shtetasit Bledar Spahiu një kartele, ku i ka shpjeguar duke i thënë shprehimisht që ndërhyri në 14 dhëmbë pasi ishte e nevojshme.

Ajo i dha edhe një recetë ku i shpjegoi që djali mund të kishte temperaturë dhe do të përdorte Algofren, dhe i dha edhe një antibiotik për qetësimin e mishrave të dhëmbëve dhe një multivitaminë. Ajo i tha që për çdo problem që mund të kishte djali, mund ta telefononte në numrin celular që ishte vendosur te kartela, që ia dha ajo vetë. Ndërkohë aty pranë recepsionistja po bënte llogarinë duke i thënë që 14 dhëmbë kushtojnë 70.000 lekë, pasi një dhëmb kushton 5,000 lekë. Gjithashtu, doktoreshë ******* i tha që duhet të bënte edhe një pagesë prej 330 mijë lekë, pasi ishte përdorur anestezi shtesë për 4 orë e gjysmë.

Shtetasi Bledar Spahiu ka bërë pagesën në total duke i dhënë shumën e lekëve recepsionistes, në prezencë të stomatologes ******* ******* dhe babait të tij. I pranishëm në këtë moment ishte edhe doktori ******* *******, i cili nuk ka folur. ******* ******* nuk i dha ndonjë letër për llogaritjet e këtyre pagesave por i bënë me gojë, dhe nuk i dhanë as kupon tatimor. Të dy doktorët ******* ******* dhe ******* ******* i thanë që “djalin do ta nxirrni në orën 19.00” dhe ata pastaj u larguan.

Related Posts

Pasi humbi babanë, rrezikon t’i ikë dhe shtëpia. Burri dh*nohet nga 3 persona në Durrës për borxhin e dyshuar 15 mijë euro

Pas humbjes së babait, përballet me një tjetër goditje: tension në Durrës për një borxh të dyshuar prej 15 mijë eurosh Drejtoria Vendore e Policisë Durrës po…

Si armët lazer janë kthyer në ‘tmerrin’ e dronëve

Përdorimi i armëve lazer në mbrojtjen ajrore po kalon nga faza eksperimentale në përdorim praktik, veçanërisht për neutralizimin e dronëve. Këto sisteme konsiderohen nga ekspertët si një…

HOROSKOPI JAVOR (16-22 mars 2026): Parashikimi dhe Renditja e shenjave sipas FATIT

Renditja e shenjave më me fat të javës nga 16 deri më 22 mars 2026: këto janë ditët e fundit të Mërkurit në lëvizje retrograde, gjë që…

I riu nga Sanxhaku dëshmon se ka rrënjë shqiptare, kush është Tahir Zahitoviq?

Aktivistja dhe veprimtarja e re Armina Nuraj nga Sanxhaku, gjegjësisht Pazari i Ri(Novi Pazari) ka intervistuar një të ri nga ky rajon që deklarohet dhe dëshmon se…

“Nuk e dimë nëse është gjallë”, Irani pas deklaratës së Trump: Mojtaba Khamenei është shëndoshë e mirë

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, deklaroi në një intervistë për Alaraby Aljadeed se Mojtaba Khamenei është në shëndet të mirë dhe në kontroll të plotë të…

“Më përdh*nuan në grup dhe më filmuan”/ 17-vjeçarja tregon momentet e t’merrit: Ishin 5 persona, më futën në një dhomë

Një ngjarje e rëndë është raportuar nga mediat greke, ku një 17-vjeçare pretendon se është përdh*nuar nga disa persona. Sipas informacioneve, incidenti është raportuar nga dy të…