Stuhi dhe shi nga NESER/ IGJEUM paralajmëron: Ja zonat që rrezikojnë për përmbytje

Dielli pritet t’ia lërë vendin shiut. Nga enjtja meteorologët parashikojnë kthim të reshjeve në disa qytete për tu shtrirë në të gjithë territorin të premten. Në jug dhe veri të vendit sipas Institutit të Gjeoshkencave reshjet do të shoqërohen me shtrëngata.

“Presim të kemi një ndryshim sa i përket kushteve atmosferike duke nisur nga e enjtja në drekë. Reshjet do të fillojnë të dobëta kryesisht në jug të vendit më pas të premten do të prekin të gjithë territorin.

Do të jenë Qarqet e veriut si Shkodra, Lezha, Kukësi të cilat presim reshje mesatare dhe me shtrëngata gjithashtu dhe Qarqet e jugut si Gjirokastër dhe Vlora presim reshje mesatare të shoqëruar me shtrëngata, pjesa tjetër e territorit presim reshje të dobëta.”

Po Tirana?

“Përgjatë mëngjesit të premtes deri në orën 14 reshjet në Tiranë do të jene te dobëta dhe te vazhdueshme ndërsa pas drekës presim reshje lokale.”

Reshjet parashikohet të largohen nga një pjesë e territorit duke filluar nga e shtuna ndërsa të dielën pritet rikthim i ditëve me diell.

“Do të jetë e shtuna që sjell ndërprerje të reshjeve në disa prej Qarqeve ku përfshihet dhe kryeqyteti ndërsa në jug do të vijojnë dhe për të shtunën, por me intensitet të dobët dhe lokale. Ditën e diel presim ndërprerje të reshjeve thuajse në të gjithë vendin.”

Sa i përket vlerave të termometrit parashikohet një rritje me rreth dy gradë celsius deri të diele kur pritet kthim në temperaturat deri në 10 gradë celsius në Tiranë e zonat e ulëta dhe 6 gradë celsius në zonat malore.

Related Posts

“Balluku, çështje e mbyllur”, Berisha pas deklaratas së Ramës: Më 22 mars i japim përgjigje përfundimtare

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi ditën e sotme me një videomesazh ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar se po mbron me çdo…

Ja pse barijntë nuk lindin fëmijë/ Mjeku shpjegon fenomenin e veçantë në Kukës

Gjinekologu Zyhdi Eshja ishte i ftuar në emisionin “Epiqendër” ku në fjalën e tij ai shpjegoi një fenomen të çuditshëm në Kukës që barijntë nuk bënin fëmijë….

Pasi humbi babanë, rrezikon t’i ikë dhe shtëpia. Burri dh*nohet nga 3 persona në Durrës për borxhin e dyshuar 15 mijë euro

Pas humbjes së babait, përballet me një tjetër goditje: tension në Durrës për një borxh të dyshuar prej 15 mijë eurosh Drejtoria Vendore e Policisë Durrës po…

Si armët lazer janë kthyer në ‘tmerrin’ e dronëve

Përdorimi i armëve lazer në mbrojtjen ajrore po kalon nga faza eksperimentale në përdorim praktik, veçanërisht për neutralizimin e dronëve. Këto sisteme konsiderohen nga ekspertët si një…

HOROSKOPI JAVOR (16-22 mars 2026): Parashikimi dhe Renditja e shenjave sipas FATIT

Renditja e shenjave më me fat të javës nga 16 deri më 22 mars 2026: këto janë ditët e fundit të Mërkurit në lëvizje retrograde, gjë që…

I riu nga Sanxhaku dëshmon se ka rrënjë shqiptare, kush është Tahir Zahitoviq?

Aktivistja dhe veprimtarja e re Armina Nuraj nga Sanxhaku, gjegjësisht Pazari i Ri(Novi Pazari) ka intervistuar një të ri nga ky rajon që deklarohet dhe dëshmon se…