Shan’tazhoi gruan dhe të dashurën për të kryer marr*dhënie në grup, historia tr*nditëse në Dajt

Një rrëfim tronditës është bërë publik në emisionin investigativ “Fiks Fare”, ku një grua ka denoncuar ish-bashkëshortin për dhunë fizike, psikologjike dhe shantazh s/eksual. Ajo tregon se është detyruar të përfshihej në marrëdhënie treshe me të dhe të dashurën e tij, ndërsa skenat intime filmoheshin me kamerë.

Sipas dëshmisë së saj, gjithçka nisi pasi zbuloi tradhtinë bashkëshortore. Burri, thotë ajo, jo vetëm e dhunonte vazhdimisht, por e detyroi të kryente marrëdhënie seksuale në prani të tij dhe gruas tjetër, duke e xhiruar aktin në disa raste vetë ajo dhe në raste të tjera e dashura e tij.

“E bëja sepse isha nën dhunë të vazhdueshme. Nuk kisha zgjidhje tjetër,” u shpreh gruaja, e cila ka dorëzuar video të ngjarjes tek emisioni investigativ.

Sipas saj, edhe gruaja tjetër ishte e shantazhuar. Ish-bashkëshorti i kishte kërcënuar se do t’ia zbulonte bashkëshortit të saj lidhjen jashtëmartesore, nëse nuk pranonte të përfshihej në marrëdhënie me çiftin.

Presioni, frika dhe turpi çuan dy gratë në një gjendje të rënduar emocionale, sa tentuan vetëvrasjen në malin e Dajtit. “Na kishte ardhur fundi. Shkuam për të mbyllur gjithçka, por një telefonatë nga mamaja ime na shpëtoi jetën,” tha denoncuesja.

Ish-bashkëshorti, i kontaktuar nga “Fiks Fare”, mohoi akuzat dhe pretendoi se ish-gruaja ishte ajo që e detyronte të kryente marrëdhënie me të dashurën në prani të saj. Ai e akuzon për manipulim dhe thotë se ajo kishte tradhtuar e para. Mes tjerash, ai përmendi një episod ku gruaja e kishte çuar të dashurën e tij në Dajt me qëllim për ta sulmuar me kaçavidë – pretendim që është rrëzuar nga vetë e dashura.

Gruaja tjetër, pjesë e kësaj historie shantazhi, konfirmoi presionin psikologjik dhe frikën e vazhdueshme. “Sa herë më merrte në telefon gruaja e tij, më binte të fikët nga frika. Isha e paralizuar emocionalisht,” tha ajo. Ajo shtoi se kanë shkuar në Dajt jo për të ushtruar dhunë, por sepse të dyja nuk përballonin më presionin.

Përveç akuzave për dhunë dhe shantazh, denoncuesja thotë se ish-bashkëshorti nuk paguan pensionin ushqimor për djalin e tyre 10-vjeçar. Ndërkohë, zyra e përmbarimit i kërkon asaj të paguajë për dy vajzat mbi 18 vjeç që jetojnë me të atin, edhe pse ato, sipas saj, janë në punë dhe jo vetëm në shkollë.

Gazetarët e “Fiks Fare” tentuan të marrin një reagim nga zyra e Përmbarimit. Përmbaruesi i çështjes, Ardit Firaj, refuzoi të flasë, ndërsa drejtori i zyrës, Pjetër Caka, u kontaktua në telefon, por deri në publikim nuk ka dhënë asnjë përgjigje zyrtare.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…