Debat i nxehtë në Kuvend! PS vendos: Nuk ka gjini të tretë, vetëm burrë dhe grua

hoqëri tradicionale apo mbështetje për komunitetin LGBTI? Debati publik për gjinitë në Shqipëri, duket se është drejt fundit.

Projektligji për barazinë gjinore që kërkon gjithë përfshirjen përtej konceptit binar burrë -grua propozohet të ndryshojë sërish, duke u kthyer në i ngjashëm me versionin e parë.

Grupi parlamentar socialist me firmën e kryetarit Taulant Balla ka hartuar disa amendamente në të cilat kundërshton copëza të draftit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale të dërguar në Kuvend.

“Legjislacioni aktual i BE-së për barazinë gjinore, të cilat pretendohet të përafrohen përmes këtij projektligji, nuk parashikojnë një “gjini të tretë” apo kategori të tjera përtej binaritetit burrë-grua. Përkufizimi aktual i gjinisë në Bashkimin Europian nuk mund të interpretohet si krijim i kategorive të reja juridike të gjinisë përtej binaritetit burrë-grua, gjë që nuk mbështetet nga acquis-i”-grupi parlamentar i PS.

Mazhoranca i propozon komisionit të shëndetësisë dhe mirëqënies sociale , në cilësinë e komisionit përgjegjës, të njohë vetëm dy gjinitë dhe të zëvendësojë fjalët “trajtim të barabartë pavarësisht përkatësisë gjinore” me “trajtim të barabartë mes grave dhe burrave”. Gjithashtu, kreu i grupit të PS kërkon fshirjen e konceptit “për shkak të përkatësisë së shumëfishtë, apo përkatësisë së ndërthurur. Përveç nenit 10 të projektligjit ku kërkon që termi i “gjithëpërfshirjes dhe përkatësia e shumëfishtë” i përfshirë për gjuhën e përdorur nga institucionet për hartimin e politikave, strategjive apo çdo lloj informacioni, të ndryshojë me fjalën “vulnerabilitet”.

“Këto terma i japin projektligjit një qasje të dukshme drejt “humbjes” së konceptit klasik, pra gjinisë mashkullore dhe gjinisë femërore. Shoqëria shqiptare e koncepton gjininë të ndarë në konceptin burrë dhe grua dhe ky koncept është përfshirë gjithashtu në të gjithë legjislacionin në fuqi, që rregullon të drejtat e individit, kundër diskriminimit, Kodin e Familjes, Kodin e Punës dhe ligjin e nëpunësit civil etj. Futja e këtyre koncepteve të sipërcituara në projektligj ndikon në mosharmonizimin e tij me legjislacionin në fuqi, i cili pranon konceptin binar “burrë dhe grua”.”

Në dokumentin ekskluziv të siguruar nga Top Channel, një tjetër kërkesë është të hiqen fjalët “lufta kundër steriotipeve gjinore”.

Kundër në amendamente shprehen edhe për detyrimin ligjor të punëdhënësit që të promovojë shpërndarje të barabartë ndërmjet grave dhe burrave, të rejave e të rinjve në të gjithë diversitetin e tyre, kërkohet të mos njihet diversiteti dhe të hiqet si fjalë.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…