Trondit Elvis Shkambi: Nuk ishte hera e pare që futesha me ar më në gjykatë, atë ditë kisha edhe tre plumba por…

Dëshmitarët tregojnë se gjyqtari u rrëzua mbi tavolinë, ndërsa një dosje e bardhë u njollos me gjak.
Autori nuk u mjaftua me kaq por qëlloi sërish. Këtë herë drejt palës paditëse babë e bir Ervis dhe Rakip Kurtaj.

Djali 45-vjeçar pasi del nga salla me babanë, instiktivisht e mbulon me trup këtë të fundit për ta mbrojtur nga plumbat. Në këtë moment, autori ul armën, nuk qëllon më. Drejtohet drejt rojës së sigurisë dhe ja dorëzon atij pistoletën i qetë, sikur të mos kishte bërë asgjë.

‘Vazhdova të qëlloja sërish. Nuk i kam harxhuar të gjitha plumbat, më kishin mbetur edhe 3 plumba të tjerë. Në moment që po qëlloja kuptova atë çfarë po bëja, aty ndalova së qëlluari, dhe shkova dorëzova pistoletën tek roja e sigurisë, dola jashtë dhe prita të vinte policia që të dorëzohesha’
.
Patrulla e parë mbërriti në vendngjarje 6 minuta më pas. Elvis Shkambi ndodhej ende në oborr, në këmbë duke pritur uniformat blu. Jo vetëm që nuk bëri rezistencë, por u thërriste policëve të çorientuar ta arrestonin pasi ishte pikërisht ai autori i krimit. Ai u prangos së bashku me xhaxhain Gjonin që në ato momente, fliste në telefon me dikë.

Dëshmitarët okularë tregojnë, se pas të shtënave çdo gjë u kthye në kaos ku asnjë s’po kuptonte çfarë kishte ndodhur.

Sipas dëshmitarëve, në ambjentet e ngushta të koridorit, avokatë palë në procese të tjera por edhe punonjës së administratës, të terrorizuar dolën jashtë gjykatës. Të tjerë u futën në dhomën e pritjeve.
Dëshmia e autorit të aktit të rëndë përpara oficerëve të policisë gjyqësore Tiranë është tronditëse. I pyetur për armën e krimit ai ka treguar se e mbante me vete prej kohësh. Më tronditës është fakti që ai nuk e ka pas për herë të parë që ka hyrë në gjykatë i armatosur.

‘Pistoletën e mbaj prej kohësh. E mbaj sepse ashtu kam disa punë të mijat. Unë kam hyrë edhe herë të tjera në ambjentet e gjykatës i armatosur, kjo nuk është hera e parë. Në shumicën e rasteve e kam pas armën me vete’
Në fillim, ngjarja u duk si një shpërthim i papritur zemërimi, një reagim emocional ndaj një vendimi gjyqësor. Por hetimi që pasoi zbuloi një zinxhir dështimesh dhe përgjegjësish që çuan deri te akti ekstrem. Jo ndaj gjyqtarit të ndjerë, por ndaj sistemit. Ai, ishte viktima i pafat i sistemit. Në atë sallë nuk ishte vetëm një autor. Ishte një sistem i tërë që nuk funksionoi.

‘Në shenjestër unë jam i bindur ka qenë sistemi, frustrimi që ai mund të ketë prodhuar. Mendoj se edhe ndaj gjykatës u drejtua kjo armë sepse ekzekutimi u realizua në momentin më sulomn. Kur gjykata flet, palët duhet të heshtin. Nuk heshtën por goditën me plumb dhe morën një jetë, një jetë që sakrifikohet për mëkatet e të gjithë sistemit’ u shpreh Gerti Shella, drejtor INFOCIP.

‘Kjo histori neglizhence tregon se krimi dhe lënia në mëshirë të fatit gjyqtarëve dhe prokurorëve uk ëhstë jë histori e eftë që zbulohetr tai që u vra astrit kalaja, i cili nga e gjithë dinamika e zbardhur që sistemi I kontrollit për të hyrë kishte dëhstuar, për sa kohë që ehde vetë drejtësia e praon dy vite më parë se kishte probleme’ u shpreh gazetarja, Anila Hoxha.

Sipas hetimeve të prokurorisë, Elvis Shkambi nuk hyri rastësisht me armë në gjykatë. Fakti që autori kishte hyrë dhe herë të tjera në atë gjykatë i armatosur, e çon në dyshimin e arsyeshëm se çdo gjë ka qenë e planifikuar bashkë me xhaxhanë e tij Gjon Shkambi, i cili është edhe përfaqësuesi i familjes Shkambi në të gjitha proceset gjyqësore.
Gjoni, i cili ishte gjithashtu prezent në seancë, akuzohet për bashkëpunim në ngjarje. Ai po hetohet për vrasje të funksionarëve publikë në bashkëpunim dhe për vrasje në rrethana të tjera cilësuese.

Related Posts

Tr*gjedi e madhe/ Shp*rthen zjarri në një fasoneri, raportohet për 16 v*ktima dhe dhjetëra të bllokuar

Të paktën 16 persona humbën jetën në një zjarr të madh që përfshiu një fabrikë veshjesh dhe një depo kimike në kryeqytetin e Bangladeshit. Autoritetet paralajmërojnë se…

NAMI NE VEND/ Disa persona te arrestuar, e rende cfare kane bere

Policia e Korçës ka goditur sot një rast të kultivimit të lëndëve narkotike në ambiente të mbyllura, “shtëpi bari”. Mësohet se pas informacioneve të marra në rrugë…

Policia TR*NDITET nga ajo cfare u thotë, Elvis Shkambi: Na fike…

Pas vrásjès së gjyqtarit Astrit Kalaja, autori i krímit të rèndë, Elvis Shkambi ka pasur një trònditje të rèndë psíkíke. Sipas dòsjes hètimore, pasi autori ka dalë…

Vr*u vëllain dhe kunatën për tu marrë shtëpinë! Arsen Muskurtit i ndodh e k*qja që e meritoi, tani ai do të

Gjykata e Tiranës ka dënuar këtë të mërkurë me burgim të përjetshëm shtetasin Arsen Muskurti, i cili tre vite më parë ka vrarë vëllanë dhe kunatën, për…

Ia shtypa pl*gën me peshqir, por…”, Sekretarja e tij rrëfen momentet e tm*rrit: Ajo cfare me tha Shkambi me sh*koi

“Sapo shpalli vendimin gjyqtari u ngrit dhe u kthye në krahun e tij të djathtë për të shkuar drejt dhomës së këshillimit. Në këtë moment Elvis Shkambi,…

Çfarë ndodhi? Emri i Arbana Osmanit është i ndaluar të përmendet në Top Channel, ja arsyeja

Arbana Osmani duket se tashmë është bërë një emër që s’duhet të përmendet më në Top Channel. Mbrëmjen e së martës në emisionin “Goca dhe Gra”ku prezente…