Ia shtypa pl*gën me peshqir, por…”, Sekretarja e tij rrëfen momentet e tm*rrit: Ajo cfare me tha Shkambi me sh*koi

“Sapo shpalli vendimin gjyqtari u ngrit dhe u kthye në krahun e tij të djathtë për të shkuar drejt dhomës së këshillimit. Në këtë moment Elvis Shkambi, është afruar para podiumit të gjyqtarit dhe e gjuajti me pistoletë. Unë u ngrita në këmbë dhe vendosa duart në kraharor. Ky person u kthye nga unë dhe më tha: Nuk kam gjë më ty! Ai gjuajti përsëri ndaj gjyqtarit”.

Kjo është dëshmia tronditëse e sekretares së Apelit, e cila iu rrëfeu hetuesve momentet e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit në gjykatën e Apelit.

Sekretarja shpjegoi se tentoi t’i jepte ndihmë gjyqtarit duke shtypur plagën me peshqir, por ai nuk reagoi. Autori i dyshuar i vrasjes Elvis Shkambi pretendonin se në momentin që qëlloi gjyqtarin ndjeu urrejtje të madhe për vendimin e padrejtë të dhënë ndaj tyre. Pasi e vrau gjyqtarin Kalaja, 30-vjecari Elvis Shkambi la qetësisht sallën e gjyqit dhe teksa dilte në oborrin e gjykatës së Apelit i dorëzoi pistoletën nëpunësit gjyqësor Bledar Panariti. Në dëshminë e tij para hetuesve, Panariti tregon momentet kur u përball vrasësin e gjykatësit.

Ndodhesha në sallën nr.4 të gjykatës në pritje të shpalljes së një vendimi kur dëgjova mbi tre të shtëna arme zjarri që mu duk sikur vinin nga brenda ambientit të gjykatës. Pashë njerëz që nisën të dilnin nga salla numër tre dhe prej andej dëgjova të bërtitura si zëra femrash. U afrova të dera e sallës numër 3 ku prej andej doli një person me shtat të shkurtër, me fytyrë rrumbullake, racë e bardhë, rreth moshës 45-50 vjeç. Ai u afrua më la në dorë një pistoletë dhe u largua prej aty. Instinktivisht pistoletën e ka futa në xhepin e pantallonave. Nuk hyra në sallën 3 por kam lëvizur duke kërkuar ndihmë”, shpjegon dëshmitari.

Dëshmitari shpjegoi se forcat Shqiponja tentuan ta arrestonin, drejtuesi i tyre iu tha se isha punonjës i gjykatës. “Forcat Shqiponja më kërkuan të kthehesha pas dhe të mos lëvizja, me qëllim që të më arrestonin. Drejtuesi i tyre iu tha se isha punonjës i gjykatës. U prezantova si punonjës i gjykatës dhe iu tregova punonjësve të policisë bexhën dhe iu thashë që armën e kisha futur në xhep”

Related Posts

“Çfarë pritet të ndodhë?! Takim URGJENT në Zyrën Ovale—Trump në alarm për …!”

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka thirrur një takim urgjent në Zyrën Ovale për të diskutuar hapat e mëtejshëm lidhur me situatën në Venezuelë, teksa Uashingtoni ka…

Çfarë do ndodhi sot me bonusin e fundvitit për pensionistët

Nga dita e sotme, 1 dhjetor 2025, pensionistët do të mund të tërheqin bonusin e fundvitit. Edhe pse është ditë pushimi zyrtar, zyrat e postës do të…

E papritur! Làmtumirë bankomatëve tradicionalë! Mënyra më e re për të tërhequr para

Në një kohë kur transformimi digjital po ridimensionon çdo sektor, edhe bankat europiane po i nënshtrohen ndryshimeve të thella. Rënia e përdorimit të parasë fizike ka sjellë…

Lajm i mire! Nis shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët, ja sa do të përfitojë secila kategori

Nga sot, 1 dhjetor, pensionistët do të mund të tërheqin bonusin e fundvitit. 541 mijë pensionistë, që marrin deri në 20 mijë lekë në muaj, do të…

I FUNDIT! Sali Berisha ben paralajmerimin e forte, ja cfare do i bejme Rames qe neser

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka konsideruar të gjitha mashtrime publike, deklaratat e Ramës, që thotë se Komisioni i Venecias, nuk thotë që një gjykatë…

Çmendet moti në Amerikë! SHBA-të përgatiten për stuhinë më të madhe të dëborës në veri, 16 mln banorë në alarm! Shi dhe breshër në jug

Një front i ftohtë nga Kanadaja pritet të sjellë të paktën 30 cm dëborë në një rajon që shtrihet nga Michigani dhe deri në atë që njihet…