Tr*gjedi e madhe/ Shp*rthen zjarri në një fasoneri, raportohet për 16 v*ktima dhe dhjetëra të bllokuar

Të paktën 16 persona humbën jetën në një zjarr të madh që përfshiu një fabrikë veshjesh dhe një depo kimike në kryeqytetin e Bangladeshit.

Autoritetet paralajmërojnë se numri i viktimave mund të rritet, pasi flakët ende nuk janë vënë plotësisht nën kontroll. Tajul Islam Chowdhury, drejtori i shërbimit të zjarrfikësve, konfirmoi se trupat e 16 personave janë nxjerrë nga fabrika e veshjeve, por ekipet e shpëtimit ende nuk kanë mundur të hyjnë plotësisht në depo ku dyshohet se mund të ketë më shumë viktima.

Ende nuk dihet saktësisht sa punëtorë ndodheshin brenda në momentin e shpërthimit të zjarrit. Bangladeshi është një nga eksportuesit më të mëdhenj në botë të veshjeve, një industri që punëson miliona persona, kryesisht gra. Megjithëse standardet e sigurisë janë përmirësuar që nga shembja tragjike e ndërtesës “Rana Plaza” në vitin 2013, ku humbën jetën mbi 1,000 punëtorë.

Jashtë zonës së rrethuar nga policia, dhjetëra familjarë të shqetësuar prisnin me ankth lajme për të dashurit e tyre. Shumë prej tyre mbanin në duar fotografi të grave të reja që punonin në fabrikë. Një prej tyre, Mohammad Nayeem, tha se po kërkonte gruan e tij, Samia Akter, e cila punonte në fabrikën e përfshirë nga flakët.

“Shkova dy herë në klinikën mjekësore, por nuk munda ta gjej. Ende nuk e di se ku është”, tha ai me lot në sy.

Zjarrfikësit po veprojnë me kujdes të shtuar, duke përdorur dronë dhe teknologji të tjera për të identifikuar burimin e flakëve, pasi ngjarje të ngjashme në të kaluarën kanë rezultuar fatale për ekipet e shpëtimit. Në vitin 2022, disa zjarrfikës humbën jetën në një incident të ngjashëm kur hynë me nxitim në një strukturë me substanca kimike

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…