I dha fund lidhjes, ish-i përndjek gruan me kërcënime e shantazh: Do të jetoj për 3 gjëra

Pas 25 vitesh martesë, një grua nga Elbasani nis një lidhje të re me shtetasin Selami Majiqi, i cili e kërcënon dhe e përndjek duke i shkuar poshtë shtëpisë e madje edhe në fshatin e vajzërisë së saj.

E frikësuar, ajo i drejtohet emisionit “Stop” për ndihmë pasi Majiqi nuk e pranon fundin e raportit dhe i bën vazhdimisht shantazh.

Selami Majiqi: Të betohem, nëse nuk e hap banesën për pak, do t’i shkruaj dhëndrit! T’u betova, fli gjumë ti, mos e hap telefonin nga 3 orë! Me atë kokëfortësinë tënde, e shikon çfarë fitove? Çdo person, çdo numër, që kam, çdo TikTok, çdo Facebook, do t’i shkruaj dhe do t’i them një nga një me foto, me video, me çdo gjë. Për shumë pak ditë, ia dëgjon zërin. B……, je shumë e bukur! Do të jetoj për 3 gjëra: Gjëja e parë, shumë shpejt do ta nxjerr fytyrën tënde në televizor. Një, kjo është gjëja, që do të bëj 1 milionë përqind se më shkatërrove familjen. E dyta, jam i detyruar të flas me dy gocat e tua dhe t’u tregoj se çfarë mamaje kanë e si e ka lënduar një njeri. Nuk është kërcënim ky, duhet të dinë ato se çfarë mamaje kanë, le ta kuptojnë se dhe babait të tyre, i paske bërë të njëjtën gjë. E treta, po jetoj e punoj që një ditë, të të dalë një njeri dhe të ta presë atë p**in tënd. Ta dinë gocat e tua, të betohem në Zot, në 6 fiks ti do ta shohësh! Kush je ti? Ti je një mbeturinë gocë! Një mbeturinë, një m*t je ti! Të q**sha! Pise, idiote! Q*hu me shefin se tani edhe atij ia dërgova mesazhin, se edhe ti nesër do t’ia çosh në shtëpi.

Avokati Arben Llangozi sqaron se kërcënimet dhe përndjekja janë vepra penale dhe ndihmon në kallëzimin ndaj Selamiut, i cili shpallet në kërkim dhe zonja pret urdhër mbrojtjeje.

Shërbimi Social i bashkisë Elbasan, me përgjegjësen Nadire Kreka, ofron asistencë, ndërsa avokatja Soela Kurti nga Forumi i Gruas siguron mbështetje ligjore dhe psikologjike. Psikologia klinike Sonila Jaupbashi thekson rëndësinë e trajtimit të traumës dhe ankthit të viktimës./Emisioni “Stop”

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…