Heroizëm tek uniformat blu: 6 policë të Shkodrës nderohen për kapjen e autorit të ngjarjes së 8 shtatorit. Proda: “Në Policinë e Shtetit ka burra e gra që nuk kursejnë jetën për qytetarët”

Reaguan me vendosmëri, shpejtësi dhe guxim, duke kapur dhe vënë në pranga autorin e ngjarjes shumë të rëndë, të ndodhur me 8 shtator, në Shkodër, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit iu akordon 6 punonjësve të Policisë, Certifikata për Shërbime të Dalluara.

Punonjësit e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Shkodër, Inspektor Samet Qotaj, Inspektor Arlind Mehmeti, Inspektor Rigers Sekja dhe Inspektor Kristi Koçeku, si dhe punonjësit e Seksionit të Rendit Publik të Komisariatit të Policisë Shkodër, Inspektor Izmir Lamkollari dhe Inspektor Xhuljo Hafëzi, u pritën ditën e sotme, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku Drejtor Proda iu dorëzoi certifikatat e akorduara me motivacionin “Për merita të veçanta, për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar në përmbushjen cilësore të detyrave, dhe kontributin e dhënë gjatë viteve të punës, në shërbim të Policisë së Shtetit”.

Certifikatat iu dorëzuan 6 punonjësve të Policisë, gjatë një ceremonie vlerësimi të organizuar për ta, në të cilën morën pjesë edhe Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër Drejtues Gentian Berberi dhe drejtues të lartë të strukturave të Drejtorisë së Përgjithshme.

Gjatë fjalës së mbajtur në ceremoni, Drejtues Madhor Ilir Proda, ndër të tjera, u shpreh: “6 kolegët e DVP Shkodër vepruan me shpejtësi, me guxim dhe me përgjegjësi, si dhe bënë të mundur kapjen e autorit të ngjarjes shumë të rëndë, të ndodhur në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, mëngjesin e datës 8 shtator.

Në një moment kur rreziku ishte i lartë, këta efektivë zgjodhën të veprojnë dhe të përballeshin me agresorin e jo të prisnin. Me reagimin e tyre ata treguan se në Policinë e Shtetit ka burra e gra, djem e vajza që nuk kursejnë as jetën për të mbrojtur qytetarët.

Ky vlerësim është shenjë mirënjohjeje dhe respekti për ta, por edhe për çdo punonjës policie që çdo ditë, me përkushtim e sakrificë, mbron jetën, rendin dhe sigurinë publike. Çdo veprim i ndershëm, çdo akt guximi në shërbim, nuk kalon pa u vlerësuar.

Në muajt, javët dhe ditët e fundit, Policia e Shtetit ka zhvilluar operacione të rëndësishme kundër grupeve kriminale dhe individëve me rrezikshmëri të lartë shoqërore, brenda dhe jashtë vendit. Falë bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, janë arrestuar dhe ekstraduar drejt vendit tonë, shtetas të kërkuar për krime të rënda që fshiheshin në Dubai, Kolumbi dhe në disa vende të Bashkimit Europian.

Gjithashtu, janë sekuestruar qindra armë zjarri, sasi të mëdha kanabisi dhe kokaine, si dhe janë parandaluar dhjetëra ngjarje kriminale me pasoja të mundshme për jetën e qytetarëve.

Këto nuk janë thjesht shifra. Janë dëshmi e një policie më të fortë, më profesionale dhe më të besueshme, që tregojnë vendosmërinë tonë për të goditur krimin dhe për të mbrojtur e shërbyer qytetarët.”

Ndërkaq, Inspektor Kristi Koçeku, gjatë fjalës së mbajtur në ceremoni, shprehu mirënjohje për Drejtorin e Përgjithshëm dhe për Drejtorin e Policisë së Shkodrës, për vlerësimin e dhënë për të dhe për 5 kolegët e tij.

Gjithashtu, Inspektor Koçeku theksoi se certifikatat nuk ishin vlerësime personale, por vlerësime për punën e strukturave të Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Shkodër.

Related Posts

Vd*kja e 7-vjeçarit, prindërit vazhdojnë të nxjerrin fëmijët për të lypur mes makinave

Vetëm pak ditë më parë, në zonën e njohur si “treshi”, një fëmijë vetëm 7 vjeç humbi jetën në rrethana që duhet të trondisin çdo shoqëri normale:…

Tramvaji del nga shinat në Milano dhe përplaset: rreth 50 të plagosur, ka dhe viktima..

Një aksident tragjik ka ndodhur në Milano, ku një tramvaj i linjës 9 doli nga shinat pasditen e së premtes, më 27 shkurt, në segmentin mes Piazza…

Khamenei humb kontaktet, mediat izraelite: Mund të jetë v(r)arë!

Mediat izraelite po raportojnë se sulmet e fundit ajrore të koordinuara nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër objektivave në Irani kanë synuar edhe Udhëheqësin…

Gjendet një kovë me përzierje kimike në Vlorë: E rrezikshme, mund të shpërthejë

Një situatë e rrezikshme ka alarmuar autoritetet në Vlorë, pasi një kovë me përzierje kimike është gjetur në një ambient banese, duke çuar në izolimin e menjëhershëm…

Horoskopi ditor, e diel 1 mars 2026

Dashi E diela do të jetë mjaft e favorshme për të lindurit e kësaj shenje, ku do të ketë përmirësime të ndjeshme në dashuri. Ka shumë gjëra…

Luftë e hapur në Lindjen e Mesme: Shpërthime në Bahrein, Abu Dhabi, Kuvajt dhe Katar

JERUSALEM / DUBAI, 28 SHKURT 2026 – Situata në Lindjen e Mesme ka kaluar në një fazë të pakthyeshme lufte të hapur, pas sulmeve të koordinuara ajrore…