Rrëfҽhen gruaja dhe e dashura që e bënin t’rҽshҽ me të njëjtin burrë në Tiranë. Njëra fiImonte skenat

Emisioni Fiks Fare ka vijuar sot me denoncimin e dy grave që shantazhoheshin dhe detyroheshin të kryenin marrëdhënie seksuale në grup. Mashkulli që për njërën ishte burri dhe për tjetrin dashnori ishte personi që për vite me radhë ushtroi presion që të shkonin të tre në shtrat.

Një telefonatë mes dy grave e publikuar në emisionin Fiks Fare tregon presionin që ato kanë kaluar. Miranda dhe Silvana tregojnë në bisedë me njëra tjetrën se janë kërcënuar dhe vënë në presion që të shkonin të tre së bashku në shtrat, madje njëra nga gratë të xhironte skenat. Silvana tregon se sa herë i binte telefoni që të shkonin të tre në hotel, ajo dridhej nga ankthi dhe frika.

Ndërkohë Miranda tregon se i shoqi tani po akuzon atë për gjithë situatën.

Përveç traumës së përjetuar, Miranda përballet sot me një tjetër problem të rëndë: ish-bashkëshorti nuk paguan pensionin ushqimor për djalin e tyre të mitur, i cili jeton me të. Ajo tregon se, kur ishte në punë, i përmbushte rregullisht detyrimeve që kishte ndaj dy vajzave të tjera që jetojnë me Gertin, ish burrin. Tani, që është pa punë, nuk ka të ardhura për të përballuar këtë detyrim.

Për më tepër, përmbaruesi gjyqësor refuzon të zbatojë vendimin e gjykatës, duke i kërkuar Mirandës të gjejë punë dhe të paguajë ajo për vajzat, pavarësisht se ligjërisht është Gerti ai që ka detyrimin për djalin. Pasi vajzat janë në punë.

Në një intervistë për emisionin, Gerti pranon se vajzat e tij janë në punë, por ai nuk ka dorëzuar vërtetimet përkatëse në përmbarim, duke i shmangur kështu detyrimet që rrjedhin nga kjo situatë.

Ndërkohë, redaksia e “Fiks Fare” ka bërë një kërkesë zyrtare pranë zyrës përmbarimore, duke kërkuar sqarime për mospagesën e pensionit dhe moszbatimin e vendimit gjyqësor. Por që ende nuk ka një përgjigje.

Related Posts

Dora e vogël që Iufton për jetën — mrekullia 24-javëshe që prek zemrat e njerëzimit

Duke u kapur pas jetës! Kjo pamje tregon një moment jashtëzakonisht prekës të një foshnjeje të lindur para kohe, vetëm në javën e 24-të të shtatzënisë, me…

Në moshën 8-vjeçare ia hoqën gjysmën e trurit — sot po bën diçka që mjekët thanë se ishte e pamundur

Në moshën vetëm 8 vjeç, asaj iu hoq gjysma e trurit — dhe kundër çdo parashikimi, ajo dëshmoi se asgjë nuk mund ta ndalë. Christina Santhouse përballej…

Mjekët i thanë “s’është asgjë serioze”, por nëna nuk u bind — e vërteta që i shpëtoi jetën bebes 9-muajshe

Nuala ishte vetëm 9 muajshe kur nëna e saj vuri re diçka të pazakontë — sytë i ishin skuqur dhe të ënjtur, dhe gjendja nuk po përmirësohej….

U fut në ujë të akullt për 3 orë dhe nuk e la të mb*ytej — arsyeja pse kjo grua po prek zemrat e botës

Ajo qëndroi në ujë të akullt shumë më gjatë sesa forca e saj duhej të kishte mbaruar. Valët i tërhiqnin të dy, por ajo nuk lejoi as…

Këto imazhe tregojnë diçka që shumë ende e injorojnë: kafshët ndiejnë

Dhimbja e tyre është po aq reale. Këto imazhe tregojnë diçka që shumë ende e injorojnë: kafshët ndiejnë. Ndjejnë frikë, humbje dhe dhimbje — njësoj si ne….

Kur ushtarët gjetën trupin e tij, shënimi i fundit nuk ishte për veten — ishte për macen e tij

Për tre muaj me radhë, pamjet nga dronët e vijës së frontit regjistruan në heshtje një miqësi të rrallë: një ushtar i ulur mes rrënojave, duke ndarë…