Produkte me pesticide në tregje, qytetarët: Na helmojnë, AKU rri në zyrë

Frutat, perimet dhe shumë produkte të tjera ushqimore që shiten çdo ditë në tregjet e Durrësit po rezultojnë të kontaminuara me pesticide mbi normat e lejuara, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë ushqimore. Ngarkesa me produkte bujqësore janë ndaluar kohët e fundit në dogana, përfshirë portokalle nga Greqia dhe domate shqiptare, për shkak të përmbajtjes së lartë të mbetjeve kimike. Madje, disa prej tyre janë kthyer mbrapsht nga vendet e Bashkimit Europian.

Pavarësisht kësaj, në tregun e Durrësit këto produkte shpesh përfundojnë në duart e qytetarëve, të cilët shprehen të shqetësuar dhe të pafuqishëm përballë situatës.
“Të sigurta nuk janë, por i blejmë se s’kemi ku të shkojmë. Dikur nuk kishte pesticide, tani i kanë bërë të bukura, por të rrezikshme”, thotë një qytetare.

“Të mos i nxjerrin fare në treg se helmojnë popullin. Qeveria dhe AKU duhet të bëjnë kontrolle të rrepta”, shprehet një tjetër banor.

Qytetarët i kërkojnë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe institucioneve të tjera përgjegjëse të jenë më të pranishme në terren dhe të ndërhyjnë për të garantuar sigurinë ushqimore, përndryshe pasojat mund të jenë të rënda për shëndetin publik.

Related Posts

Vd*kja e 7-vjeçarit, prindërit vazhdojnë të nxjerrin fëmijët për të lypur mes makinave

Vetëm pak ditë më parë, në zonën e njohur si “treshi”, një fëmijë vetëm 7 vjeç humbi jetën në rrethana që duhet të trondisin çdo shoqëri normale:…

Tramvaji del nga shinat në Milano dhe përplaset: rreth 50 të plagosur, ka dhe viktima..

Një aksident tragjik ka ndodhur në Milano, ku një tramvaj i linjës 9 doli nga shinat pasditen e së premtes, më 27 shkurt, në segmentin mes Piazza…

Khamenei humb kontaktet, mediat izraelite: Mund të jetë v(r)arë!

Mediat izraelite po raportojnë se sulmet e fundit ajrore të koordinuara nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër objektivave në Irani kanë synuar edhe Udhëheqësin…

Gjendet një kovë me përzierje kimike në Vlorë: E rrezikshme, mund të shpërthejë

Një situatë e rrezikshme ka alarmuar autoritetet në Vlorë, pasi një kovë me përzierje kimike është gjetur në një ambient banese, duke çuar në izolimin e menjëhershëm…

Horoskopi ditor, e diel 1 mars 2026

Dashi E diela do të jetë mjaft e favorshme për të lindurit e kësaj shenje, ku do të ketë përmirësime të ndjeshme në dashuri. Ka shumë gjëra…

Luftë e hapur në Lindjen e Mesme: Shpërthime në Bahrein, Abu Dhabi, Kuvajt dhe Katar

JERUSALEM / DUBAI, 28 SHKURT 2026 – Situata në Lindjen e Mesme ka kaluar në një fazë të pakthyeshme lufte të hapur, pas sulmeve të koordinuara ajrore…