Ekspertiza në Itali zbulon arsyen e tm*rrshme të vd*kjes së 3-vjeçarit; tr*nditen prindërit

Akt-ekspertiza e dytë ndërkombëtare, e kryer në Itali, mbi shkakun e vdekjes së 3-vjeçarit Brian Spahiu, ka mbërritur në Shqipëri dhe ka konfirmuar dyshimet e para, duke i dhënë babait, Bledar Spahiu, një shpjegim të tmerrshëm: fëmija humbi jetën si pasojë e anestezisë së tepërt.

Brian Spahiu humbi jetën tragjikisht në tetor 2023, dy ditë pas një ndërhyrjeje dentare me anestezi të përgjithshme në klinikën private “Splendent”.

Prindi Spahiu, i cili prej dy vitesh kërkon drejtësi, zbuloi përmbajtjen e ekspertizës: “Ekspertiza e dytë e kryer në Itali mbi shkakun e vdekjes së djalit tim është e tmerrshme. Shkaku i humbjes së jetës është anestezia e tepërt. […] Jam i shokuar sa herë që lexoj çdo rresht.”

Bledari kujtoi me dhimbje edhe detajin se, pavarësisht se pagoi 700 euro plus 33 mijë lekë shtesë, autopsia zbuloi se gjashtë dhëmbë nuk ishin mbushur fare.

Pas këtij përfundimi, rëndohen pozitat e mjekut anestezist Roland Xhaxho, vajzës së tij stomatologe, Ina Xhaxho, dhe stomatologes tjetër, Marta Gina. Prokuroria kërkoi fillimisht “arrest me burg” për Roland Xhaxhon, por Gjykata e zbuti masën në “arrest shtëpie”, masë e njëjtë me dy stomatologet, nën akuzën e “vrasjes nga pakujdesia dhe mjekimit të pakujdesshëm”.

Faktoje.al raporton se po diskutohet mundësia e rikualifikimit të veprës penale në “Vrasje me dashje indirekte”, çka do t’i rëndonte edhe më shumë pozitat e mjekëve.

Rastet si ai i Brian Spahiut nuk janë të izoluar; Urdhri i Mjekut konfirmon se, ndonëse ka marrë vendime disiplinore, në pjesën dërrmuese të rasteve mjekët janë shpallur të pafajshëm dhe aktualisht nuk ka asnjë masë disiplinore në fuqi për mjekët,

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…