Nami i madh, mbi 10 te arrestuar, e rende cfare kane bere

Një operacion i madh antidrogë çoi në zbulimin e një laboratori droge, sekuestrimin e të paktën 10 kg kokainë, hashash, mariuanë, 40 mijë eurove cash dhe arrestimin e 11 personave në më shumë se një vit hetime e përgjime.

Aksioni u krye nga policia italiane në zonat e Aprilia, Teramo dhe Abruzzo, nga Skuadra e Chieti dhe u koordinua nga zyra e prokurorit vendor. Katër persona u arrestuan në flagrancë në aksionin e parë, mes tyre shqiptarin që drejtonin laboratorin e paketimit të kokainës në Aprilia.

U kryen dhjetë kontrolle shtëpish, me mbështetjen e Skuadrave Fluturuese të Pescarës dhe Latinës. Operacioni përfshinte qytetet e Lancianos, Pescarës dhe Aprilias. Në Aprilia, policia sekuestroi 250 gramë kokainë dhe dy pistoleta nga shtëpia e një prej shqiptarëve.

U morën dy masa paraprake – një në burg dhe një nën arrest shtëpiak. Në total gjatë 11 arrestimeve dhe hetimeve të kryera, u sekuestruan të paktën 10 kg drogë.

Hetimi filloi pas një grabitjeje të kryer më 25 prill kundër një 20-vjeçari nga Chieti, që u sulmua nga një burrë dhe një grua për pazaret e prishura të drogës dhe borxhet e pretenduara, duke e plagosur rëndë me thikë.

Hetuesit përcaktuan se sulmi lidhej me një borxh për drogë dhe se dy grabitësit drejtonin një bandë kriminale aktive në shitjen e kokainës, hashashit dhe marihuanës në sheshet e Chieti-t dhe Lanciano-s.

Gjatë hetimit, u identifikuan 11 të dyshuar, italianë dhe të huaj, dhe u sekuestrua një pistoletë me numrin serial të hequr. Pjesa tjetër e të ndaluarve u godit në aksionin e dytë.

Shqiptari drejtonte laboratorin e kokainës, kurse një çift atë të hashashit e marijuanës, informon media italiane.

26-vjeçarja Joyce Cocco dhe 32-vjeçari kubanez Amed Quesada, banorë të Santa Maria Imbaro, merreshin me kanabisin. Shqiptar u akuzua gjithashtu për prodhim dhe posedim të një arme zjarri.

Gjithashtu, në burg nga një aksion i mëparshëm ishin 48-vjeçari shqiptar Elton Querreti dhe 37-vjeçari Alessandro Ceroli, nga Lanciano. Për më tepër, gjashtë persona janë akuzuar dhe gjykatësi do të vendosë për kërkesën për masa paraprake,

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…