Konfirmohet emri i parë i “Big Brother VIP”, ja kush do jetë opinionistja

Është zbuluar tashmë emri i parë që do të ulet në panelin e opinionistëve të edicionit të katërt të “Big Brother VIP Kosova”, dhe bëhet fjalë për një figurë të njohur.

Sipas burimeve të Telegrafit, këtë detyrë do ta marrë Dalina Buzi. Zgjedhja e saj vjen pas një sërë diskutimesh brenda produksionit, ku është vlerësuar profesionalizmi, stili kritik dhe mënyra e veçantë e komunikimit që Buzi sjell në çdo ekran.

Oferta për këtë rol është bërë nga vetë Olsa Muhameti, producentja e njohur e spektaklit, e cila ka vendosur të besojë tek Buzi për të sjellë një frymë ndryshe në panelin e opinionistëve. Olsa ka qenë në kërkim të figurave që jo vetëm argëtojnë, por që analizojnë dhe komentojnë me thellësi zhvillimet brenda shtëpisë më të famshme në vend.

Burimet bëjnë me dije se Dalina e ka pranuar tashmë ftesën, duke zyrtarizuar kështu rolin e saj në sezonin e ri.

“Big Brother VIP Kosova 4” pritet të nisë në fund të nëntorit, sipas planifikimeve të produksionit. Me emrin e Dalinës tashmë të konfirmuar, pritshmëritë e publikut janë rritur ndjeshëm, dhe fansat mezi presin të shohin si do të ndikojë prania e saj në atmosferën e spektaklit.

Publiku tashmë pret me kuriozitet të madh nisjen e sezonit të ri, i cili, sipas të gjitha gjasave, do të jetë ndër më të përfolurit e viteve të fundit./dritare.net

Related Posts

”Duhet te bëni kujdes me debatet dhe …”/ Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 18 Tetor 2025

Dashi Venusi do krijoje mundësinë qe ju te kaloni një dite fantastike pranë atij qe dashuroni. Emocionet do jene te papërshkrueshme. Beqaret do ndihen shume mire me…

“Ka marrë fund”/ Ledion Liço trondit rrjetin – çfarë ka ndodhur me moderatorin e njohur? (Foto)

Moderatori i njohur i “Big Brother VIP Albania”, Ledion Liço, është bërë qendra e vëmendjes në eventin madhështor të “Top Media Fest”, një festë e përvitshme që…

Karrotreci transporton mjetet me rimorkio njëri mbi tjetrin si “LEGO”

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar sot në autostradën Tiranë–Durrës, ku qytetarët janë habitur nga pamja e një karrotreci që transportonte dy automjete me karroceri, të vendosura…

Medikamenti mjekësor i shkaktoi sindr*mën e rraIIë, vogëlushi 12-vjeçar ka nevojë urgjente për ndihmë

KLIKO KËTU PËR TË DHURUAR Një apel prekës ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania për vogëlushin Sadik Mici, vetëm 12-vjeç, i cili po lufton me një…

Burri që jetoi normalisht edhe pse i mungonte 90% e trurit

Një rast mjekësor i rrallë ka lënë pa fjalë komunitetin shkencor: një burrë francez 44-vjeçar ka jetuar për vite të tëra me vetëm 10% të trurit, duke…

Poligoni “Action Target”, ku vr*u veten i riu, biznes i ortakut të qeverisë

Një ngjarje e rëndë ndodhi mesditën e sotme në ambientet e poligonit të qitjes “Action Target” në Tiranë, ku 35-vjeçari Bledi Hasani dyshohet se i dha fund…