‘Kjo shenjë do të sëmuret rëndë…’, Meri Gjini jep lajmin e keq dhe tronditës për këtë shenjë

Astrologja Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit pr pjesën e dytë të javës në një studio televizive.

Me Hënën te Luanët ka tendencë për të pasur ekzagjerim emocional. Është me ngarkesa jo shumë të qarta, por zbehen sa më shumë i afrohemi të premtes.

Mërkuri me Marsin në hyrje paralele bën të mundur që nga nesër të mbyllet cikli i ankthit dhe frikërave, duke larguar stresin dhe pasigurinë e kohës.

Sot Plutoni është kthyer në të drejtë. Kjo, nga njëra anë, lehtëson situatat dhe përshpejton rezultatet që presim, ndërsa nga ana tjetër nxjerr në sipërfaqe pjesën e problematikave me shëndetin.

Dashi

Ngarkesë emocionale ditën e sotme dhe nesër, që shkaktohet nga Hëna te Luanët. Për sa i përket punës, do të vazhdojë të ketë pikëpyetjet e veta dhe ngecjet e veta. Nga dreka e ditës së nesërme nis qartësimi dhe përshpejtimi i ritmit.

Demi

Duke qenë se kemi një pozicionim jo shumë komod të Plutonit në katërkëndësh, ruani ekuilibrat, sidomos në familje. Lehtësohet nga dreka e ditës së nesërme. Sa më afër fundjavës, aq më shumë ngjyra do të keni emocionalisht. Profesionalisht, java mbyllet mirë.

LEXO Transportonin 38.8 kg kanabis, braktisin 5 thasët e drogës sapo shikojnë policinë/ Identifikohen 3 poseduesit (Emrat)
Binjakët

Kanë një hapësirë shumë të mirë për të qenë vetvetja. Agjenda e tyre ka lëvizjet dhe takimet e veta. Vendosja planetare e ditës së sotme shton pasigurinë dhe ankthin ekonomik. Por janë pozitivë dhe optimistë në analizat e tyre.

Gaforrja

Kanë Jupiterin në të drejtë, paralelisht me Saturnin. Zhvillimet do të jenë shumë të forta dhe pozitive. Pjesa më e madhe që është në situata të vështira del fitimtare. Të tjerët që marrin iniciativa të reja do të shpërblehen maksimalisht. Për Gaforren, gradualisht nga e hëna do të ndihen më të lehtë dhe më të kthjellët.

Luani

Hënën e kanë te vetja. Kanë gjithë mundësinë për të shijuar vëmendjen. Sot dhe nesër do të gjejnë veten në qendër të vëmendjes. Në punë, ky Mars me Mërkurin u jep mundësinë të krijojnë strategji jo shumë të zhurmshme. Megjithatë, do të kenë mundësi ta ndajnë me të tjerët nga nesër e në vazhdim. Kujdes me shëndetin. Merruni me sistemin imunitar.

Virgjëresha

Hyrjet planetare janë të gjitha të favorshme për Virgjëreshën. Minimalja e mundshme është që nuk do të kenë pengesa nga universi. Në rastin më të mirë, do të kenë ndihmesa për të pasur evoluimin e tyre në çështjet që u interesojnë. Nëse vendosni prioritet gjërat që doni, do të keni një ritëm të mirë dhe të shpejtë.

Peshorja

Kanë Venusin te vetja. Kanë muajin e tyre dhe vëmendjen te vetja. Por do të jenë në vëmendje edhe për strategjitë dhe mënyrën si do të funksionojnë dhe do të vlerësohen profesionalisht. Në këtë periudhë mund të ndërtojnë strategji shumë të suksesshme dhe t’i japin shkëlqimin e nevojshëm. Me hyrjen e Neptunit te Peshqit pas disa ditësh, do të kenë mundësi për të bërë projektime më afatgjata se koha.

Akrepi

Duhet ta marrin shtruar ditën e sotme dhe paraditen e nesërme, pasi Mërkuri dhe Marsi te ata sjellin në vesh atë që i shqetëson dhe i tremb. Zgjon frikërat e tyre. Ndryshon atmosfera në vazhdimësi. Në fundjavë do të kenë mundësi të jenë të qetë dhe të qartë, për t’u riorganizuar edhe një herë.

Shigjetari

Me këtë Hënë që ka ekzagjerimin e vet, duhet të merren me ekuilibrat e tyre emocionalë, raportet në çift dhe raportet personale. Mërkuri me Marsin nuk është miqësor me ju. Duhet që gjatë kësaj fundjave të merren me veten dhe të sheshojnë lodhjen e tyre.

LEXO Veliaj dhe PS në shkelje ligjore? Avokati Hoxha paralajmëron: Presidenti mund të ndiqet penalisht, pritet të kemi…
Bricjapi

Nevoja për të ditur ku janë, për të marrë në kontroll agjendën e tyre, xhepin, punën dhe emocionet, ka një tendencë të fortë. Dëshirojnë të kontrollojnë gjithçka dhe ia dalin mbanë me sukses. Nesër janë më të qeshur dhe gati për të qenë socialë dhe argëtues.

Ujori

Plutoni është kthyer në të drejtë, kujdes me këmbimet ekonomike. Qartësohuni para se të veproni dhe nuk ka vend për lëvizje të mëdha dhe të rëndësisë jetike. Me Hënën përballë, do të e gjejnë veten si mbështetës ose udhërrëfyes të të tjerëve.

Peshqit

Duhet të merren me trupin e tyre. Ata që kanë pasur probleme gjatë 2023-2024 duhet të bëjnë kontrolle, për të mos u përballur më me këto çështje shëndetësore. Saturni do të ndikojë drejtpërdrejt për të lindurit në dhjetëditëshin e fundit të shenjës. Të tjerët, me Hënën te Luanët, do të kenë hapësirë për vëmendje dhe buzëqeshje.

Related Posts

“Viti hyn me këmbë të mbarë!”/ Kryeministri Rama jep SUPER LAJMIN për Shqiptarët…

Kryeministri Rama ka folur sërish për pagesat dhe pensionet në 2026. Rama premtoi rritje historike duke e përshkruar vitin 2026 si vit me “këmbë të mbarë”. “Kemi…

E fundit! Tèrmeti i fùqishem tròndit vendin plote me shqiptare, banòret i ze paniku, ekspertet thone se

Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter ka goditur mbrëmjen e së shtunës zonën e Kalavritës në Greqi, duke shkaktuar shqetësim tek banorët e disa…

“Rama zbulon surprizën: Pagat, pensionet dhe investimet do të shpërthejnë në 2026!”

Kryeministri Rama ka folur sërish për rritjen e pagave dhe pensioneve që pritet të ndodhë në vitin 2026. Ai e quajti vitin e ardhshëm një vit që…

Horoskopi ditor, e diel 7 dhjetor 2025

Dashi Dite e bukur dhe harmonike kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do mungojnë as çastet pasionante kështu qe shfrytëzojeni sa te…

Vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, si pritet të jetë moti për sot

Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu…

I riu lë të dashurën të ngrijë nga i ftohti në mal

Një alpinist akuzohet se e braktisi të dashurën e tij duke e lënë atë pranë majës së njërit prej maleve më të larta të Austrisë natën në…