Vd*kja e foshnjes, merren të pandehur dy mjekë te ‘Koço Gliozheni’

Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim dy mjekë gjinekologë të Maternitetit “Koço Gliozheni”, të akuzuar për neglizhencë në trajtimin mjekësor, pas humbjes së jetës së një foshnje gjatë lindjes. Hetimet kanë zbuluar se përdorimi i forcepsit nga mjekët, në kundërshtim me protokollet mjekësore dhe vonesa në ndërhyrjen me prerje cezariane, sollën dëmtime të rënda që çuan në vdekjen e fëmijës së sapolindur.

Njoftimi i Prokurorisë
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe merr të pandehur dy mjekë gjinekologë të Maternitetit ‘Koço Gliozheni’, shtetasit E.V. dhe A.H. për veprën penale ‘Neglizhenca në trajtimin mjekësor’, parashikuar nga neni 96/2 i Kodit Penal.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të realizuar mbi procedimin penal nr.6713, të regjistruar pas kallëzimit të bërë nga shtetasja A.Z. pasi humbi foshnjën e saj gjatë procesit të lindjes, dhe nga aktet e ekspertimit doli qartë se vdekja e foshnjës erdhi si rezultat i dëmtimeve të rënda gjatë lindjes, të shkaktuara nga përdorimi i forcepsit, një mjet që përdoret zakonisht në lindjet e vështira, kur lindja natyrale nuk përparon ose kur është tepër vonë për ndërhyrje kirurgjikale.

Sipas aktit të ekspertizës mjeko-ligjore, dëmtimet që çuan në shok traumatik hemorragjik të foshnjës, nuk janë pasojë e një komplikacioni të paparashikueshëm, por rrjedhojë direkte e mungesës së ndërhyrjes në kohë, që do të kishte shmangur përdorimin e forcepsit nëse lindja do të ishte bërë me seksio cezarian, siç ishte planifikuar paraprakisht.

Mosveprimi i të pandehurve, mjekes që u kujdes në procesin e shtatëzanisë si dhe mjekut roje të gatshëm, në kundërshtim me detyrimet e tyre profesionale, kanë qenë faktori vendimtar që çuan në zhvillimin e një procesi të rrezikshëm të lindjes, i cili përfundoi me humbjen tragjike të jetës së një fëmije të sapolindur.

Çfarë është Forcepsi?

Forcepsi është një mjet mjekësor që përdoret nga gjinekologët gjatë lindjeve të vështira, kur foshnja nuk po del dot në mënyrë natyrale.

Kush janë gjinekologët, që dyshohet se nga neglizhenca shkaktuan vdekjen e një foshnjeje gjatë lindjes (EMRAT) Në pamje, forcepsi ngjan me dy pjata të holla metalike të harkuara, që bashkohen si pincë e madhe. Mjeku i vendos me kujdes rreth kokës së foshnjës dhe, gjatë kontraksioneve, ndihmon në nxjerrjen e saj nga kanali i lindjes.

Përdorimi i forcepsit bëhet vetëm në rrethana të caktuara, si p.sh. kur gruaja është tepër e lodhur për të shtyrë; kur rrahjet e zemrës së foshnjës tregojnë rrezik; ose kur lindja nuk përparon siç duhet.

Megjithatë, nëse nuk përdoret me kujdes ose në momentin e duhur, forcepsi mund të shkaktojë dëmtime si te foshnja (dëmtime në kokë, gjakderdhje, trauma) ashtu edhe te nëna. Për këtë arsye, sot në shumë raste mjekët preferojnë operacionin cezarian si alternativë më të sigurt.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…