Vd*kja e foshnjes në maternitet, Prokuroria: E Iënduan gjatë Iindjes, gjinekoIogët s’reaguan

Prokuroria e Tiranës ka marrë të pandehur dy mjekë gjinekologë, të cilët akuzohen për neglizhencë në trajtimin mjekësor, pas një ngjarjeje tragjike që çoi në humbjen e jetës së një foshnje të sapolindur në maternitetin “Koço Gliozheni”.

Sipas njoftimit zyrtar, hetimet kanë treguar se mosveprimi në kohë i mjekëve ka qenë shkaku kryesor i pasojës fatale. Prokuroria sqaron se, bazuar në aktin e ekspertizës mjeko-ligjore, dëmtimet që çuan në shok traumatik dhe hemorragjik tek foshnja nuk kanë qenë rezultat i një komplikacioni të paparashikueshëm, por pasojë e mungesës së ndërhyrjes së menjëhershmegjatë procesit të lindjes.

Ekspertiza thekson gjithashtu se nëse lindja do të ishte kryer me seksio cezarian (operacion), ashtu siç ishte planifikuar paraprakisht, do të ishte shmangur nevoja për përdorimin e forcepsit dhe, me shumë gjasë, edhe pasojat tragjike.

Prokuroria ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar çështjen për gjykim, ndërsa dy mjekët do të përballen me akuzën e “neglizhencës në trajtimin mjekësor” sipas nenit përkatës të Kodit Penal.

“Prokuroria e Tiranës merr të pandehur 2 mjekë gjinekologë për ‘Neglizhëncë në trajtimin mjekësor’, mosveprimi në kohë çoi në humbjen e jetës së të sapolindurës

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe merr të pandehur dy mjekë gjinekologë të Maternitetit ‘Koço Gliozheni’, shtetasit E.V. dhe A.H. për veprën penale ‘Neglizhenca në trajtimin mjekësor’, parashikuar nga neni 96/2 i Kodit Penal.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të realizuar mbi procedimin penal nr.6713, të regjistruar pas kallëzimit të bërë nga shtetasja A.Z. pasi humbi foshnjën e saj gjatë procesit të lindjes, dhe nga aktet e ekspertimit doli qartë se vdekja e foshnjës erdhi si rezultat i dëmtimeve të rënda gjatë lindjes, të shkaktuara nga përdorimi i forcepsit, një mjet që përdoret zakonisht në lindjet e vështira, kur lindja natyrale nuk përparon ose kur është tepër vonë për ndërhyrje kirurgjikale.

Sipas aktit të ekspertizës mjeko-ligjore, dëmtimet që çuan në shok traumatik hemorragjik të foshnjës, nuk janë pasojë e një komplikacioni të paparashikueshëm, por rrjedhojë direkte e mungesës së ndërhyrjes në kohë, që do të kishte shmangur përdorimin e forcepsit nëse lindja do të ishte bërë me seksio cezarian, siç ishte planifikuar paraprakisht.

Mosveprimi i të pandehurve, mjekes që u kujdes në procesin e shtatëzanisë si dhe mjekut roje të gatshëm, në kundërshtim me detyrimet e tyre profesionale, kanë qenë faktori vendimtar që çuan në zhvillimin e një procesi të rrezikshëm të lindjes, i cili përfundoi me humbjen tragjike të jetës së një fëmije të sapolindur”, njofton prokuroria.

Related Posts

Qeveria njoftoi reformën e pensioneve, 75 mijë pensionistë nuk përfitojnë kompensim këtë vit

Shumë pensionistë janë surprizuar këtë janar, teksa pensioni i tyre nuk kishte pësuar ndryshim, edhe pse qeveria njoftoi se 2026 është viti i reformës së pensioneve. Institucionet…

“Tërmetet në tru” që mund të ndryshojnë atë që dimë për skizofreninë

“Trumbjet e trurit” janë ndërprerje të papritura në lidhjen e rrjetit të trurit, të cilat ndodhin shumë më shpesh tek njerëzit me psikozë sesa tek individët e…

Mark Zuckerberg parashikon fundin e telefonave inteligjentë, ja pse

Që nga lançimi i iPhone në vitin 2007, telefonat inteligjentë janë bërë pika qendrore e jetës sonë të përditshme. Ata tani janë mjete të domosdoshme, që shihen…

Bletët mund të mbajnë sekretin e komunikimit me alienët

Meqenëse bletët i kuptojnë konceptet themelore matematikore, matematika mund të përdoret si gjuhë komunikimi me alienët, argumentojnë studiuesit. Sipas një eksperimenti të ri mendor të paraqitur nga…

Fundi i mundshëm i Kadyrov-ëve: “Kasapi i Groznit” në gjendje kritike, edhe djali trashëgimtar mes jetës dhe vd*kjes

Epoka e përgjakshme e familjes Kadyrov në Çeçeni mund të jetë duke shkuar drejt fundit. Ramzan Kadyrov, 49 vjeç, lideri autoritar i republikës çeçene dhe një nga…

Makina përpIaset me furgonin në Milot: 5 të pl*gosur, 3 prej tyre në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur gjatë pasdites së sotme në aksin Lezhë-Laç, në afërsi të urës së Milotit. Përplasja e fortë mes një autoveture dhe…