Hashim Thaçin e kanë vr*rë”, Ish kreu SHISH Klosi zbulon të pathëna nga l*fta e UÇK: Si na erdhi lajmi

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Kombëtar, Fatos Klosi teksa komentonte debatin Rama-Kurti për protestën pro UÇK-së që do të zhvillohet nesër në Tiranë, zbuloi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN edhe disa të pathëna nga betejat e UÇK-së.

Klosi rrëfeu se në një nga tentativat e Hashim Thaçit për të adhur në Shqipëri gjatë luftës, SHIK-u mori informacione se komandati kishte mbetur i vrarë në përpjekjen për të kaluar kufirin, i cili kontrollohej nga forcat serbe.

Unë se di ça ka ndodhur në një qytetet, në këtë datë, në atë datë. Unë kam opinionet e mia për ata njerëz që kam bashkëpunuar me ta. I kam adhuruar madje në një farë mënyrë sepse po sakrifikonin veten. E di mirë që po sakrifikonin. Hashimi biles njëherë u quajt se ishte vrarë në kufi, pastaj doli se jo ishte një tjetër, ishte ngatërruar. Nuk janë aq budallenj. Unë i njoh për njerëz të mençur. Që të binin në pozita të tilla, që të ishin kriminelë, kur po afrohej liria e vendit të tyre dhe heronjtë ishin ata. Nuk kishte asnjë kuptim”, zbuloi Klosi në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN.

Në atë periudhë që akuzohen nga mesi i 98-s deri në mesin e 99-s këta ishin heronj dhe nuk kishin asnjë arsye që fundja të mbështesnin dikë në një krim. Absolutisht nuk e kanë lejuar. Po aq mundësi kishin. Ato ishin mundësitë. Unë them që situata deri këtu pse nuk ju dolën prokurorëve ato që mendonin. E nisën me Dick Marty-n, e nisën me shumë dëshmitarë kosovarë që për arsye personale, për probleme të ndryshme, dikujt i është vrarë vëllai… Se thashë se kujtoni se kështu po merrnin hak. Dolën që ishin dëshmi të rreme, prandaj dhe u mbyllën ato. Gjoja për t’i mbrojtur, po u mbyllën për të parë se dëshmitë ishin… të paktën ato që kanë qenë të hapura kanë qenë deri njëri që thoshte i kanë hedhur kripë. Më vjen mirë që dëshmitaret e mbrojtjes dolën ato që dolën. Janë personazhe të rëndësishëm. Mund të them dhe unë që s’i kam quajtur kurrë terrorist, i kam quajtur heronj dhe i adhuroja me thënë të drejtën. Kishin rastin të bënin një gjë të madhe për vendin e tyre, por amerikanët ishin pak të qartë e të ftohtë. Domethënë amerikanët, britanikët sepse nuk bashkëpunonim me terroristë. Për mua ka dështuar ekipi i prokurorëve atje u nisën me zhurmë të madhe dhe kanë dështuar dhe tani do përpiqen të justifikojnë dështimin e tyre.

Situata në Kosovë nga mes fillimi i bombardimeve është maj. Nga fillimi i bombardimeve deri në qershor që është akuza. Në maj filluan bombardimet deri në qershor të 99-ës që është periudha e akuzës. Natyrisht ka qenë një situatë e turbullt në Kosovë një vend që po kalonte nga një sistem nga një vend i okupuar në një vend nën forcat e NATO-s që jepte një shpresë shumë të madhe që do përfundonte në pavarësi. Pra çështja nuk është a kanë vra, po çështja është, diskutimi atje është që UÇK-ja ishte një strukturë dhe ishte më e organizuar mënyra se si vinin urdhrat nga UÇK-ja. Kjo po diskutohet në Hag.ë Jo a u vranë, a s’u vranë se edhe mund të jetë. Edhe janë vrarë. Forcat e NATO-s e konsideronin që ishin ata që kishin përgjegjësinë për sigurinë në Kosovë. S’kishte më kuptim që UÇK-ja të qëndronte e armatosur. U bë një mbledhje atje. Unë konstatova që shumica e komandantëve të zonave për herë të parë takuan njëri-tjetrin. Për herë të parë e takuan njëri-tjetrin. Nuk e kishin takuar se e kupton zona ku luftohesh në që ishin një zonë në territor të ushtrisë serbe. Në territor të ushtrisë serbe. Nuk është se lëviznin kollaj”, rrëfeu Fatos Klosi në “Off the Record” nga Andrea Danglli,

Ai shtoi më tej se këta njerëz që akuzohen sot në Hagë i ka njohur personalisht. Sipas Kloasit është bërë një përpjekje dy javore për të bindur komandantët e UÇK që të dorëzojnë armët pas luftës dhe në lojë kanë hyrë amerikanët.

“Unë këta njerëz i kam njohur personalisht. Ne i mbanim heronj edhe gjatë luftës, sepse edhe ata kanë sakrifikuar. Nuk janë nga ata gjeneralët që rrinë në një shtab edhe vriten ushtarët poshtë. Edhe këta e kanë kaluar disa herë atë kufirin që ishte vërtetë shumë i vështirë që kanë ardhur në Tiranë, kanë shkuar në takime ndërkombëtare, domethënë kanë qenë vetë të rrezikuar. Ramushi një nga më të shkakit por edhe ky Selimi është komandant i një zone ku është luftuar seriozisht ndërkohë që Hashimi dhe Kadria kanë qenë politikanë. Kadria ka qenë shefi i shërbimit informativ. Po politikë bëhej dhe atje. Pra nuk janë këta njerëz që kanë qenë në luftë o burrë. Pastaj nuk e imagjinoj dot që dikush prej tyre të ketë tërheq këmbëzën. Ata po akuzohen që pse Ushtria Çlirimtare e Kosovës në fund të luftës dhe disa muaj nga akuza është mbas hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë kur përgjegjësia s’ishte më. Unë kam qenë dëshmitar i përpjekjeve që u bënë për ta çarmatosur UÇK-në. U bë një takim i madh në shtabin e përgjithshëm. Pastaj i morën amerikanët, i çuan të gjithë komandantët atje në Amerikë. I mbajtën dy javë për t’i bindur Kosovën dhe qenë të sinqertë se akoma ata po e mbrojnë Kosovën. Nuk është ushtria e Kosovës ajo që jep garancinë në Kosovë. Është NATO që jep garancinë”, tha Klosi në “Off the Record” nga Andrea Danglli

Related Posts

Po shitet Shqipëria”/ Marin Mema paralajmëron skenarin e zymtë që e pret vendin

Gazetari i njohur shqiptar Marin Mema ka shpërthyer ndaj politikës shqiptare, duke deklaruar se ata nuk e duan një Shqipëri të drejtë, pasi sipas tij, iu pret…

E rëndë në vend/ Humb jetën në spital 16-vjeçarja, dyshohet për…

Ditën e djeshme, një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në spitalin e Shkodrës. Burime zyrtare nga policia, bënë me dije se një 16-vjeçare ka humbur jetën…

350 mijë euro të fshehura në murin e shtëpisë, Policia jep detaje

Policia Financiare ka dhënë detaje shtesë nga bastisjet në Negotinë, ku në murin e një shtëpie u gjetën 350,000 euro. Sipas njoftimit të tyre bëhet me dije…

VIDEO/ Zjarr në një qendër tregtare, raportohet për vi*tima

Zjarri ka përfshirë një qendër tregtare në Pakistan. Mësohet se të paktën 11 persona kanë humbur jetën. Ndërsa 60 të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit,…

Përplasje fizike mes dy banorëve në Big Brother VIP 5? (Video)

Edhe pse ky sezon nisi me nota më të qeta, duket se paqja në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” ka marrë fund. Rrjeti është “pushtuar” nga…

Një moment i pazakontë ka ndodhur në një emision televiziv në Turqi, ku analisti i njohur Ahmet Cakar ka habitur publikun

Një moment i pazakontë ka ndodhur në një emision televiziv në Turqi, ku analisti i njohur Ahmet Cakar ka habitur publikun duke nxjerrë flamurin shqiptar gjatë një…