Babai e urdhëroi, djali vr*u motrën dhe e gr*posën te Mali me Gropa, Gjykata e Lartë lë të pandryshuar dënimin me 50 vite burg për babë e bir

Gjykata e Lartë ka lënë të pandryshuar dënimin me 50 vite burg në total për Faik dhe Shkëlzen Bucin, të dënuar për vrasjen makabre të 23-vjeçares Eglantina Buci, vajzë e familjes së tyre. E reja u qëllua me plumb nga i vëllai dhe u gropos te Mali me Gropa në vitin 2012.

Në Gjykatën e Lartë babë e bir kërkuan të prishin dënimin e Apelit të Tiranës me nga 25 vjet secili për krimin. Një Kolegj Penal i përbërë nga gjyqtarët Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici vendosi të mos pranojë rekursin, duke lënë kështu në fuqi dënimin me një gjysmë shekulli në total për ta.

Krimi i ndodhur në vitin 2012 u zbardh nga drejtësia 8 vite më vonë, në vitin 2020, pasi një mik Shkëlzen Bucit, Miklar Tola, dëshmitar i krimit, vendosi ta rrëfente për autoritetet nën statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

Sipas hetimit, vrasja ishte bërë me porosi të babait të 23-vjeçares, Faik Buci, ndërsa ekzekutor ishte i biri, Shkëlzeni.

Motiv i vrasjes dyshohet se kishte qenë refuzimi i vajës për një fejesë të dëshiruar nga i ati dhe largimi i saj për të bashkëjetuar me dikë tjetër, jashtë dëshirës së babait dhe vëllait. Ditën e ngjarjes, Shkëlzen Buci ka thirrur të motrën për kafe. Ata janë nisur drejt Dajtit, ndërsa në makinë ndodhej edhe miku i tij, Tola. Gjatë rrugës ai ka qëlluar në sytë e mikut të tij të motrën, trupin e së cilës e groposi më pas tek Mali me Gropa.

Në Shkallën e Parë dhe në Apel masa e dënimit u bazua në parashikimet ligjore të Kodit Penal për kohën kur është kryer vepra penale.

Në vijimësi ata kanë mbajtur qëndrim mohues ndaj akuzës.

Related Posts

Horoskopi JAVOR (1-8 Mars 2026): Parashikimi dhe renditja për të gjitha shenjat sipas FATIT

Lajmi i madh në renditjen e kësaj jave të shenjave më me fat të zodiakut është kalimi i Marsit në shenjën e Peshqve, ndërsa Afërdita po përgatitet…

💖H0T very H0T💖

Vd*kja e 7-vjeçarit, prindërit vazhdojnë të nxjerrin fëmijët për të lypur mes makinave

Vetëm pak ditë më parë, në zonën e njohur si “treshi”, një fëmijë vetëm 7 vjeç humbi jetën në rrethana që duhet të trondisin çdo shoqëri normale:…

Tramvaji del nga shinat në Milano dhe përplaset: rreth 50 të plagosur, ka dhe viktima..

Një aksident tragjik ka ndodhur në Milano, ku një tramvaj i linjës 9 doli nga shinat pasditen e së premtes, më 27 shkurt, në segmentin mes Piazza…

Khamenei humb kontaktet, mediat izraelite: Mund të jetë v(r)arë!

Mediat izraelite po raportojnë se sulmet e fundit ajrore të koordinuara nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër objektivave në Irani kanë synuar edhe Udhëheqësin…

Gjendet një kovë me përzierje kimike në Vlorë: E rrezikshme, mund të shpërthejë

Një situatë e rrezikshme ka alarmuar autoritetet në Vlorë, pasi një kovë me përzierje kimike është gjetur në një ambient banese, duke çuar në izolimin e menjëhershëm…