E TRISHTË! Shuhet në moshën 28-vjeçare Joana Qyli, vajza shqiptare që shërbeu në Parlamentin Europian

Një lajm i trishtë ka ardhur nga Greqia, ku është ndarë nga jeta në moshën vetëm 28-vjeçare Joana Qyli, e reja me origjinë nga Korça, familja e së cilës prej vitesh jeton në Selanik.

Joana ishte një vajzë e jashtëzakonshme, e njohur për talentin, përkushtimin dhe mirësinë e saj. Pas përfundimit të studimeve në Selanik dhe më pas në Holandë, ajo arriti të ndërtonte një karrierë të suksesshme në institucionet europiane, duke qenë për disa vite pjesë e stafit të Parlamentit Europian.

Në të njëjtën kohë, Joana kishte shërbyer edhe pranë Konsullatës së Përgjithshme të Shqipërisë në Selanik, ku njihej për korrektesën dhe dashurinë me të cilën i shërbente qytetarëve shqiptarë.

Lajmin e ndarjes së saj të parakohshme nga jeta e bëri publik vetë Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Selanik, përmes një postimi prekës në Facebook:

“E trishtë përtej dhimbjes të shohësh si shuhen këto sy plot jetë. Joana Qyli ka mishëruar mirësinë dhe frymëzimin e një vajze plot dashuri për jetën, familjen dhe miqtë e saj. Si pjesë e stafit të Konsullatës, ajo fitoi respektin dhe ngrohtësinë e kolegëve dhe qytetarëve që me aq korrektësi u shërbeu. Edhe pse në një rrugëtim të shkurtër me jetën, ajo arriti ta ndërtonte atë bukur, me ngjyrat e shpresës dhe forcën për të mposhtur dhimbjen. Ngushëllimet më të ndjera familjes dhe të afërmve për këtë humbje të pafjalë. Qofsh e parajsës, Joana Qyli.”

Pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë, Joana mbylli sytë në lulen e rinisë, duke lënë pas dhimbje të thellë tek familja, miqtë dhe kolegët që e vlerësonin për buzëqeshjen dhe shpirtin e saj të mirë.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…