Sali Berisha ne zi, ndan lajmin e dhimbshêm

Dielli perëndoi përgjithmonë për Janusz Bugajskin.

Miq, shqiptarët humbën një mik, një avokat të shquar, Janusz Bugajski, gazetari, analisti, politologu, akademiku, strategjisti i mirënjohur, por edhe antikomunisti i vendosur polako-amerikan, mbylli sytë përgjithmonë.

Janusz Bugajski ishte njohës i thellë i çështjes shqiptare dhe problematikës së rajonit tonë dhe demokracive të reja. Ai ishte një mik fisnik, tejet i çmuar, një avokat ndër më të shquarit e të vërtetave të kombit tonë në 30 vitet e fundit.

Me Janusz Bugajskin jam takuar për herë të parë gjatë një vizite në Washington, në Shtëpinë e Bardhë, në vitin 1992, kur ai drejtonte Programin e Demokracive të Reja në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, Center for Strategic and International Studies (CSIS), që drejtohej nga njëri prej personaliteteve më të shquar të diplomacisë së SHBA, Zbigniew Brzezinski. I ftuar nga kjo Qendër, unë paraqita zhvillimet në Shqipëri.

Më pas, ndër vite, jam takuar disa herë, si dhe kam qenë i ftuar në “Orën e Bugajskit”.

Me këtë rast të trishtë, i shpreh familjes së tij të nderuar ngushëllimet më të ndjera dhe i lutem Zotit që shpirti i mirë i mikut tonë të paharruar, Janusz Bugajski, të gjejë paqen e merituar. Amin.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…